Protestuesit hedhin bomba molotov në Bashkinë e Tiranës, FNSH dhe Shqiponjat blindojnë godinën

Spread the love

Ka nisur fuqishëm tubimi i sotëm para Bashkisë së Tiranës nga protestuesit e Rithemelimit pas skandalit të korrupsionit me dosjen “5D”.

Protestuesit kanë hedhur bomba molotov në derën e bashkisë së Tiranës.Menjëherë më pas kanë ndërhyrë efektivët dhe forcat zjarrfikëse që i kanë shuar menjëherë.

Në protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po marrin pjesë këshilltarë bashkiakë të opozitës, si dhe deputetë nga Rithemelimi e Partia e Lirisë.

Dera kryesore e Bashkisë së Tiranës është rrethuar me barriera hekuri dhe një kordon policie është stacionuar për të penguar protestuesit që të mësyjnë në ambientet e brendshme të këtij institucioni të qeverisjes vendore.

Nga pamjet shihet se efektivët që formojnë kordonin, ndryshe nga tri protestat e mëparshme, këtë herë janë pajisur me maska kundërgazi.Protesta e fundit ku flakadanë dhe molotovë u hodhën në drejtim të efektivëve, ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë të marrë masa shtesë.

Protestuesit hedhin bomba molotov në Bashkinë e Tiranës, FNSH dhe

Ndërkohë rreth 250 efektivë të FNSH janë pozicionuar midis Ministrisë së Brendshme dhe të Infrastrukturës, fare pranë vendit ku do të zhvillohet protesta.

Kryesisht janë forcat e FNSH, të mbështetura dhe nga reparti Shqiponja që do të jenë në gatishmëri për çdo moment, kur mund të ketë tensione dhe përplasje, ndërsa nuk mungojnë as efektivët civilë, të cilët fillimisht janë vendosur në hyrje të godinës së bashkisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *