Protesta para bashkisë, Këlliçi: Nuk do të ndalemi në aksionin tonë!

Spread the love

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi gjatë protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, është shprehur se këshilltarët e opozitës nuk lejohet të futen brenda dhe të marrin informacion.

Ai shtoi se ata që fusin duart në xhepat e qytetarëve të Tiranës duhet të mbajnë përgjegjësi, pak rëndësi ka se kush janë ata.

Këlliçi tha se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni.

“Minimalja është dorëheqja e kryetarit të Bashkisë dhe dërgimi i tij para drejtësisë. Ta hetojë drejtësia nëse ka rol në dosjen 5D dhe inceneratorit. Është java e katërt, por nuk do të ndalemi në aksionin tonë, derisa të ketë reflektim nga organet e drejtësisë.

Kërkojmë që këshilltarët e opozitës të futen dhe të marrin informacion për kërkesat e tyre, dhe për transparencë, ende sot që flasim këshilltarët bashkiak të opozitës, të zgjedhur me votë nga qytetarët nuk lejohet të futen brenda në bashki. Kjo histori nuk vazhdon dot kështu, kërkojmë një audit ndërkombëtar të paanshëm për të pasur një qasje të plotë qytetarët në lidhje me financat dhe buxhetin e Bashkisë. Menaxhon 350 mln euro buxhet në vit. Qytetarët duhet të dinë ku kanë vajtur taksat e tyre”, tha Këlliçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *