Ramës nuk i del inati me “RAI 3”: Fakte të paverifikuara, nuk zbatoi parimet e gazetarisë

Spread the love

Kryeministrit Edi Rama nuk i del inati me investigimin e “Rai3′, duke e përmendur edhe në podcast-in e tij, ku kishte të ftuar gazetarin Blendi Fevziu.

Në podcastin e tij të përjavshëm, ku kishte të ftuar gazetarin Blendi Fevziu, kryeministri Rama tha se një plagë e gazetarisë së sotme është mosverifikimi i fakteve.

Duke folur për lirinë e shtypit në vend, gjatë bisedës, Rama tha se informacionet e publikuara në reportazhin e televizionit italian Rai3 dy javë më parë, i konsideron si fakte të paverifikuara.

Sipas tij, reportazhi i Rai3 që godiste Shqipërinë nuk do të ishte transmetuar disa vite më parë, për shkak se do të zbatoheshin parimet e gazetarisë.

Ai shtoi se nuk u zbatuan parimet e gazetarisë, pasi u përfol për personazhe publike, ndërkohë që nuk kishte asnjë pyetje apo intervistë nga këta të fundit për median italiane.

“Çfarë është lajm i ri në mëngjes bëhet lajm i vjetër në darkë sepse në drekë ka dalë një lajm tjetër saqë nuk ka më kohë për të verifikuar. Pastaj goditja tjetër që tani po bëhet gjithnjë e më shumë modë për shembull rasti me ‘RAI 3’ nuk do të kishte ndodhur në të shkuarën që të bëhej një reportazh pa asnjë verifikim të të gjithë atyre gjërave që thoshte. Ajo që ndodhi nuk duhet të kishte ndodhur para disa vitesh. Pra të bësh një emision ku të marrësh nëpër gojë personat të cilët janë të gjallë janë persona publikë kanë një përgjegjësi dhe të mos kërkosh versionin e tyre të ngjarjeve”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *