10 milionë turistët e Ramës, Basha: Mburret kot, 60% e tyre janë emigrantë

Spread the love

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria shqiptare mburret me 10 milionë turistë, por sipas tij kjo është një gënjeshtër.

Nga Kuvendi Zgjedhor i degës 3, Basha u shpreh se 60% e tyre janë shqiptarë që kthehen në atdhe për të takuar familjet e tyre, ndërsa pjesa tjetër janë turistë me shpenzime të ulëta.

Ai theksoi se turizmit shqiptar nuk është në gjendje të mbajë në këmbë veten. Ndër të tjera ai foli edhe për fermerët dhe problematikat e tyre, duke theksuar se në vend që të ishin kontributi neto i ekonomisë shqiptare, prodhimet e tyre hidhen.

“Këta mburren se kanë hyrë 10 milionë turistë vitin e kaluar në Shqipëri, është një gënjeshtër sigurisht, siç u detyrua ta pranonte para disa ditësh nën rreshta. Mbi 60% e tyre janë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe vijnë të vizitojnë familjet e tyre, apo shqiptarë të Kosovës, apo të Maqedonisë së Veriut, apo të Malit të Zi apo të Greqisë, e kudo tjetër. Pjesa tjetër janë turistë me shpenzime të ulëta.

Turizmi shqiptar nuk është në gjendje të mbajë në këmbë veten e vet dhe jo më të krijojë një zinxhir vlerash i cili normalisht duhej të dyfishonte e të trefishonte volumin e prodhimit bujqësor. Duhej të zgjidhte një herë e përgjithmonë mirëqenien e fermerit shqiptar. Fermeri shqiptar duhej të ishte një kotributor neto i ekonomisë shqiptare dhe jo një mbijetues i cili e ka kokën nga mëshira e shtetit që nuk vjen. Përkundrazi vjen ndëshkimi, vjen gjoba, vjen dita kur prodhimet në vend që të shiten, hidhen. E njëjta gjë dhe me profesionet e lira”, u shpreh ai.

Basha tha se Shqipëria është i vetmi vend që shtresën e mesme e trajton si armik, pasi qeveria ka frikë nga faktorët që nuk I nënshtrohen pushtetit. Ai gjithashtu foli edhe për pensionet e ulëta, duke thënë se pensionistëve nuk u mjafton as për javën e parë të muajit.

“Është i vetmi vend që shtresën e mesme e trajton si armik, sepse qeveria ka frikë çdo faktorë dhe çdo aktor që mendon me kokën e vet që është në gjendje të shpreh mendimin e vet dhe jo t’i nënshtrohet pushtetit dhe mjerimit intelektual dhe politik të tij. Për këtë arsye i ka rritur taksat shtresës së mesme, për ta stimuluar të largohet në vend që të qëndrojë këtu dhe të prodhojë vlera. Pensionet e pensionistëve shqiptarë nuk mjaftojnë as për javën e parë të muajit pa mbështetjen e familjarëve të tyre, kryesisht atye që jetojnë jashtë vendit”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *