Berisha përgatitet për ashpërsim të aksionit opozitar/ Noka mbledh Kryesinë e “Foltores”: Të hënën nis vala e protestave

Spread the love

Sali Berisha ka nisur manovrat për të ashpërsuar aksionin opozitar. Edhe pse vetë ndodhet i izoluar në shtëpi, besnikët e tij kanë nisur lëvizjet për të nxjerrë qytetarët në protesta. Sot u mblodh Kryesia e “Foltores” dhe Flamur Noka paralajmëroi nisjen e një vale protestash.

Ai tha se tubimet do të nisin të hënën para Parlamentit në shenjë proteste për përjashtimin e 19 deputetëve dhe do të vijohet deri në mosbindje civile.

“Të hënën ne dalim në protestë te Parlamenti që Rama ka bllokuar, sepse ai është kuvendi i përfaqësuesve të popullit opozitar, të popullit shqiptar, jo të Lindës së radhës. Sonte, të hënën dhe çdo ditë, ne dalim te Rruga e Shpresës për t’i thënë JO burgosjeve politike, pavarësisht nëse ato janë për Sali Berishën, Fredi Belerin apo Arben Ahmetajn. Ne dalim kundër porosive dhe pritave që zbaton SPAK-u për hatër të Edi Ramës”, ka thënë Noka.

Demokrati ka akuzuar se arkitekt i të gjithë të këqijave në vend është kryeministri Edi Rama.
Megjithatë Noka tha se demokratët nuk janë armiq të socialistëve por armiq të Edi Ramës dhe pushtetit të tij.

“Ne tashmë e dimë të gjithë se kush është Edi Rama. E dimë dhe para se Ahmetaj të na e thoshte publikisht. Ne kemi shumë vite që ua themi shqiptarëve, e themi që ta marrin vesh dhe socialistët e ndershëm. Ahmetaj tha se kur ta marrin vesh socialistët se kush është Edi Rama do të jetë vonë. A na intereson si opozitarë kjo. Patjetër, sepse jemi kundërshtar të PS-së, por ne nuk jemi armiq të socialistëve. Ne dhe socialistët vetë kanë një armik, që është Edi Rama, jo thjesht PD”, tha Noka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *