Shqipëria eleminohet nga Eurovizon, Besa nuk arrin të kalojë në finale

Spread the love

Dje ka qenë nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision Song Contest 2024.

Në këtë edicion Shqipëria u përfaqësua me këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila këndoi këngën « Zemrën n’Dorë » TITAN.

Përformanca e saj u realizua bukur, teksa këngëtarja kishte zgjedhur një fustan të shndritshëm dhe ishte shumë skenike.

Pavarësisht përformancës së saj të mirë, Besa Kokëdhima nuk arriti të hyjë në dhjetëshen e parë të finalistëve të festivalit.

Gjithsesi kjo nuk duhet të vijë si një zhgënjim për shumë, pasi gara ishte e fortë dhe e mbushur me emra të mëdhenj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *