Sara nuk i ndahet Bardhit, çifti drejt bashkëjetesës

Spread the love

Këngëtari i njohur Bardhi Idrizi dhe Sara Gjordeni janë çifti më i komentuar i “Big Brother VIP”, pasi ndenjat e tyre u vendosën në pikëpyetje, si edhe u tha që familja e artistit nuk e aprovonte lidhjen.

Disa ditë pas përjashtimit të modeles nga shtëpia, pasi u përplas fizikisht me ish-Missin Françeska Murati duke tentuar të futej me të në tualet, edhe Bardhi hoqi dorë nga çmimi i madh si pasojë e gjendjes jo të mirë shëndetësore të nënës së tij.

Mirëpo çifti kanë vazhduar lidhjen e tyre edhe pas daljes nga ky reality show dhe mes duket ata janë gati që të marrin hapin e madh për të bashkëjetuar me njëri-tjetrin.

Sara Gjordeni publikoi një video në InstaStory të Bardhit teksa shkonte një ndeshje futbolli në telefon dhe shkruan: “Unë po thoja pse s’po vinte të shtrihej zotëria”.

Sara nuk i ndahet Bardhit, çifti drejt bashkëjetesës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *