Besi konfirmoi ndarjen live, reagon për herë të parë Xhensila

Spread the love

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, së fundmi ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, përmes një deklarate në programin “Ferma Vip”.

Ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensilën, të cilës u është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar dhe nuk po jetojnë më bashkë.

Por mesa duket rreth kësaj deklarate, ka reaguar edhe vetë këngëtarja përmes një postimi në “Instagram”, një postim që vjen pikërisht pas deklaratës së Besit.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një video, ku Xhensila teksa po bënte ushtrime në palestër, ndërsa në sfond kishte vënë këngën e Beyonces “Survivor”.

“Unë do mbijetoj. Unë nuk heq dorë. Unë nuk ndalem. Do punoj shumë dhe do ja dal”, ishin disa nga vargjet e këngës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *