Macron, ul në gjunjë Edi Ramën: Micotaqis në krye të BE!

Spread the love

Një zhvillim i rëndësishëm nga Athina, që kërkon të tregojë se problemi nuk se janë shqiptarët, por Edi Rama. I cili sipas Athinës ka luajtur lojëra me Erdoganin që ata i quajnë të rrezikshme.

Në orët e fundit po forcohet gjithnjë e më shumë teza e emërimit të kryeministrit grek Qirjako Micotaqis në krye të Bashkimit Europian. Mediat franceze kanë bërë të ditur se Macron po kërkon një zgjidhje post Ursula Von der Leyen, duke shmangur një zgjidhje gjermane në krye të BE-së.

Por siç mësohet, një propozim francez nuk se do të pritet mirë dhe po kërkohen zgjidhje të tjera konsensuale.

Macron preferon Mario Draghin, të cilin e pëlqejnë edhe gjermanët, por vetë italianët kanë bërë të ditur se nuk kanë ndërmend ta propozojnë. Numri dy i qeverisë italiane, kreu i Forza Italia-s, Antonio Taiani, ka bërë të ditur se zgjidhja duhet të vijë brenda grupimit të Partive Popullore Europiane. Nëse Draghi pranon të bëhet anëtar i PPE-së, atëherë mund të nisë diskutimi, tha ai.

E pas këtij refuzimi, kanë ardhur dy mundësi diskutimi, por që njëra është me kleçkë për Shqipërinë, edhe për faktin se është më e mundshmja.

Në mënyrë suprizë, parmbrëmë në darkë ka ardhur dh është ngjizur mundësia e zgjedhjes së Kryeministrit grek Qirjakos Micotaqis në krye të Komisionit Europian. Kandidati tjetër është kryeministri kroat Andrej Plenloviç, që pëlqehet nga gjermanët por jo nga pjesa tjetër.

Shkurt Micotaqis ka më mundësi zgjedhjeje, madje i kanë dhënë edhe një version rezervë. Nëse nuk gjendet konsensusi për të qenë kryetar i Komisionit Europian, mund të pranohet versioni që kryeministri grek të drejtojë Presidencën e Këshillit Europian, në vend të Charles Michel. Të dyja versionet, sidomos i pari janë një problem i tmerrshëm për Tiranën zyrtare, e cila ka nisur një përplasje frontale me Athinën për rastin “Beleri”. Të kesh një grek në krye të Europës, që do të ishte hera e parë që ndodh, atëherë kemi të bëjmë me një bllokadë totale dhe ndikim të axhendave që vijnë nga Athina.

Shfaqja e versionit grek në BE, duket se pëlqehet nga Macron, i cili sipas të gjitha gjasave ja ka thënë Edi Ramës gjatë takimit të tij në Ellysee. Ndaj Rama, ka ndryshuar look e ka veshur lëkurën e qingjit të butë.

Logjika e Macron është që të luajë me një simbolikë më autentike të Europës, atë të shekullit të 19, të Greqisë Antike si shembulli i identitetit europian. E nëse ndodh kjo shqiptarët do të ishin nën një breshër të fortë, duke marrë parasysh trashëgiminë historike.

Megjithëse Athina ka dhënë një sinjal mjaft të rëndësishëm ndaj shqiptarëve, në nismën për të pranuar Kosovën në Këshillin e Europës. Të cilën e prezantoi dhe e mbrojti motra e Qirjako Micotaqisit, Dora Bakojanisit.

Një zhvillim i rëndësishëm nga Athina, që kërkon të tregojë se problemi nuk se janë shqiptarët, por Edi Rama. I cili sipas Athinës ka luajtur lojëra me Erdoganin që ata i quajnë të rrezikshme.

Gjithsesi ky aspekt, pra i marrëdhënieve të Athinës me Albin Kurtin e Edi Ramën, janë pjesë e një diskutimi të ri. Fakt është që sot jemi para një zhvillimi, që nëse ndodh edhe është shumë i mundshëm të ndodhë, s’ka llastim më për Bablokun.

Por një periudhë më të komplikuar, ku kryeministri i Shqipërisë do i ngarkojë një tjetër barrë këtij vendi, ndoshta një izolim të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *