Ngjarja në Shkodër, shokët dhe shoqet e shkollës “Ndre Mjeda” homazhe për dy motrat që u mbytën në Bunë me nënën dhe vëllanë

Spread the love

Nisja e ditës së shkollës, nuk ishte e njëjtë si të tjerat për nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër. Me trishtim, nxënësit me lule në duar i janë drejtuar sot shkollës për të kujtuar 2 bashkëmoshataret e tyre, Ergesa dhe Greis Arrazi, 9 dhe 8 vjeç që humbën jetën tragjikisht.

Familjarët e fëmijëve që vazhdojnë arsimimin në këtë shkollë e komentojnë si një ngjarje shumë të dhimbshme për të cilën nuk gjejnë dot fjalët dhe u shprehin ngushëllimet familjarëve.

“Është një fatkeqësi, nuk kam fjalë. Gjëra të tilla mos të ndodhin kurrë. Shumë e dhimbshme, nuk kam fjalë. Ngushëllime familjarëve.”


“Kam djalin në shkollë, jam pa fjalë.”

Dy vajzat e familjes Arrazi vijonin shkollën në klasën e dytë të shkollës “Ndre Mjeda” dhe mësueset e tyre i kujtojnë me dhimbje të madhe për të cilat thonë se ishin nxënëse shembullore dhe rrezatonin vetëm mirësi.

Të miturat u gjetën pa shenja jete në lumin Buna, ndërsa vijojnë kërkimet për nënën Alma Arrazin dhe vëllain e tyre të mitur, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur. Për ngjarjen e rëndë është vënë në pranga, babai i fëmijëve dhe njëherësh bashkëshorti i Alma Arrazit, Erdgys Arrazi, i cili akuzohet për dhunë në familje e cila ka shkakatuar vetëvrasjen e familjarëve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *