Rama sulmon Prokurorinë e Tiranës: Dosjet e oligarkëve po flenë, janë shmangur miliona euro detyrime!

Spread the love

Kryeminsitri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e zhvilluar me deputetët dhe minsitrat pati edhe kritika për punën e prokurorisë së Tiranës.

Duke e krahasuar me SPAK, Rama tha se prokuroria e Tiranës nuk ka bërë asnjë reagim për 80 raste të evazionit fiskal ku janë shmangur miliona euro detyrime nga persona që ndryshe konsiderohen si “oligarkë”.

“SPAK dhe prokuroria e Tiranës janë në distancë fizike më pak se 1 km. Në SPAK kërkohet llogari edhe për një punonjëse të thjeshtë për një procedurë tenderi, në prokurorinë e Tiranës mbrohet evazioni fiscal. Janë 80 raste. Tani e kam humbur edhe numërimin. Raste që flenë prej vitesh në Prokurorinë e Tiranës për evasion fiskal. Ndër ato raste ka edhe nga ata që ndryshe quhen oligarkë, i kemi çuar ne. Bëhet fjalë për qindra milioan euro të shmangura nga detyrimet tatimore. Tjetër drejtësi në SPAK tjetër drejtësi atje në prokurorinë e Tiranës. Nuk ka mal me dosje që e tund evazionin fiskal që e ka bërë strehë prokurorinë e Tiranës”- tha kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *