E para grua që merr këtë detyrë, kush është shqiptarja që do të drejtojë një nga bashkitë e New Yersey në SHBA

Spread the love

Një shqiptare është betuar si kryetare e një prej bashkive në New Yersey të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu e para grua dhe kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ku me një status në rrjetet sociale ka uruar zonjën Violetta Berisha për detyrën e re.

“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairvieë, New Jersey. Borough of Fairview


Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë.

Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit.

Suksese në rrugëtimin tuaj.Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, shkruan ambasada.

413026161 782719113888144 8763874716857171845 N
413034225 782719107221478 8111577198400654997 N

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *