Salianji takohet me drejtuesit e strukturave në Korçë, zbardhen diskutimet: Ka ardhur momenti të jemi të gjithë bashkë e të forcohemi

Spread the love

Deputeti Ervin Salianji ka organizuar një takim në qytetin e Korçës me drejtues të strukturave në zonën elektorale të cilën ka mbuluar në zgjedhjet e 25 prillit të 2021-it.

Ftesa e deputetit është mirëpritur nga demokratët e shumtë të cilët kanë mbushur sallën dhe sigurisht ju përgjigjën ftesës për të diskutuar për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Ndër të tjera fjala i është drejtuar çdo anëtari, drejtuesi të strukturave se fuqia e kësaj partie qëndron pikërisht tek ta. Zona e cila ka mbuluar deputeti Ervin Salianji në 25 prillit pati një mbështetje qytetare e cila mundi Edi Ramën.

Pra sipas tij nëse ka një ndërthurje të të gjithë kapaciteteve të Partisë Demokratike, vlerësim por edhe hapja dhe qasja ndryshe në raport me njerëzit që duan të kontribuojnë për opozitën dhe Partinë Demokratike mund t’ia dilet.

Salianji tha se partia Demokratike duhet të ridimensionohet , ribëhet e rikonceptohet. Bashkimi në çdo kontribut në Partinë Demokratike me njerëz të cilët janë të vlefshëm për shoqërinë dhe padiskutim të rinjtë të cilët e shohin politikën të neveritshme për shkak të propagandës së qeverisë.

Salianji i pyetur për situatën politike për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se kjo është diskutuar edhe në takimin e sotëm. Të gjithë opozitarët dhe partitë aleate tha Salianji dhe më shume se 60 % e qytetarëve që janë kundër qeverisë të bëhen bashkë për të luftuar autoritarizmin e këtij regjimi dhe për të arritur fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

I pyetur për bashkimin e demokratëve Salianji tha se Partia Demokratike dhe opozita nuk është në ditët e saj më të mira kjo për shkak se janë larguar shumë kontributorë por edhe përfitues të demokratëve te cilët janë përdorur nga pushteti. Themeli që do vendoset në Partinë Demokratike është gara me meritë dhe meritokracia duke promovuar më të mirin.

Kjo do të jetë sipas tij bashkimi, ashtu sikundër ka qenë bashkuar si grup parlamentar në aksionin parlamentar do të gjendet mekanizmin për tu bashkuar në të gjithë dimensionet e jetës partiake dhe opozitare ku çdo fluks opozitar të shkojë në një drejtim pavarësisht emrave , drejtuesve, deputetëve dhe ambicieve.
Sot të gjithë duhet të bëjnë pas nga ambiciet për të siguruar një opozitë të fortë e shoqëria të zgjidhë një prej plagëve të opozitës sot që nuk e ka opozitën e fortë për shkak të autoritarizmit, regjimit të qeverisë ku të gjitha institucionet përdoren nga një dorë e vetme në dorën e një individi që është Edi Rama. Ne mbajmë përgjegjësi për atë që bëjmë vetë dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta tejkaluar këtë moment.

I pyetur për këtë thirrje a i drejtohet edhe Bashës Salianji shprehet me nënkuptime duke mos e përmendur por duke theksuar se kjo thirrje i drejtohet çdo demokrati i cili për shkak të një pakënaqësie nuk i bashkohet aksionit opozitar përtej atyre të cilët kanë interesa, jo të interesit publik. Partia demokratike është e përçarë jo e ndarë pasi janë koncepte të ndryshme. Demokratët sot janë të bashkuar me një qëllim për largimin e qeverisë. E përçarë fatkeqësisht për shkak të ish drejtuesve të cilët në mënyrë të pamerituar kanë marrë pushtet në kohën e Partisë Demokratike dhe po në të njëjtën mënyrë e brutale po e dëmtojnë Partinë Demokratike dhe Shqipërinë për interesa personale dhe ky është një prej personave që ju thoni që është kryetari me vulë. Sot është dhënë një vendim e cila është në fuqi nga Gjykata e Faktit e Shkallës së Parë e cila njeh Kuvendin e Rithemelimit.

Berisha në arrest, a do hapet një garë ?

Mendoj se ka ardhur momenti të jemi të gjithë bashkë e të forcohemi më shumë edhe me kontaktet në terren , të flasim më shumë për problematikat e qytetarëve dhe ato që prekin në mënyrë të përditshme, Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi kërkesën e Shoqatës së Avokatëve dhe Korça si shumë qytete të tjera do jetë pa Gjykatë Apeli.
Do ketë shtrenjtim të kostove të shërbimit, drejtësi më të vonuar , qytetarët shpenzime më të mëdha. Kështu ka ndodhur me dhjetëra institucione të tjera, futja e biznesit të vogël në fashën e pagesës me TVSH, çdo profesion i lire pas 1 Janarit do paguajë 23 % TVSH. Edhe ju si gazetarë nëse përfshiheni në punë intelektuale do të paguani 23 % të TVSH- së e cila do të ndahet midis një grupi.

Oligarkët do të paguajnë 8% e ndërsa profesionet e lira si ato të mjekëve, konsulentët , përkthyesit , gazetarët dhe njerëzit të cilët e kanë vendosur fokusin tek truri dhe investimi në arsim do paguajnë 23 % që lekët të ndahen në tendera. Përmendim këtu rrugën Qukës – Qafë Plloçë e cila ka nisur me 70 milion e ka shkuar me 270 milion dhe spo përfundon as për 10 vite.

Nesër nëse Sali Berisha është në arrest në shtëpi, i hapet Salianjit rruga për drejtimin e PD-së?

Ka vetëm një zgjidhje, Partia Demokratike dhe opozita e ka të domosdoshëm çdo fluks për të qënë fituese . Nuk është momenti për të shfrytëzuar asnjë moment që qeveria e përdor në favor të vet për të goditur njëri- tjetrin. Në çdo moment Partia Demokratike ka mundësi dhe kapacitete që jo vetëm nuk do arrijë askush ta shuajë partinë demokratike por do të ketë mundësi të ringrihet. Nuk do të përdorim forcën por do të përdorim të gjitha mekanizmat e empatisë të shoqërisë dhe pakënaqësisë që ata kanë ndaj qeverisjes për të bërë të mundur që demokratët të vijnë në pushtet.

Sa të gatshëm janë demokratët për zgjedhje të parakohshme?

Ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme në çdo moment. Ti shkurtohen ditët qeverisë në çdo moment. Në zgjedhjet e kaluara u përdor çdo instrument , u shfrytëzua edhe momenti ku Partia Demokratike kishte përçarje të thellë por kjo nuk do ndodhë . Besoj se në zgjedhjet e para ne do të keni të vendosur të gjithë artilerinë të të gjithë kapaciteteve që jemi për ta mundur qeverinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *