Kërkoi heqjen nga regjimi 41 biss, Gjykata jep vendimin për Sokol Mjacajn

Spread the love

Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, i është drejtuar Gjykatës për të kërkuar daljen nga regjimi i posaçëm.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Erjon Bani ka vendosur të rrëzojë kërkesën e tij duke e lënë në regjimin 41 biss.

“Kërkuesi, Sokol Mjacaj, më datë 03.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e udhërit Nr. 685, datë 15.12.2023 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaҫëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Sokol Mjacaj”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 25, datë 25.03.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj.

2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Sokol Mjaçaj është dënuar nga gjykata si autor i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe me qëllim grabitjen e mjetit të tyre fuoristradë. Ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 2015, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.

Kujtojmë se Mjacaj vetëm pak minuta pasi mësoi lajmin se ministri i Drejtësisë kishte vendosur futjen e tij në “41 biss”, kreu vrasjen e Arben Lleshit brenda ambienteve të burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *