Shkarkimi i Albana Ficos, kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë: Qeveria nuk mund ta mbulojë skandalin e Urgjencës me masa gjysmake!

Spread the love

Kryetarja e Komisionit te Shendetesise Zheni Gjergji ka reaguar për shkarkimin e Albana Ficos. Gjergji shprehet se nuk mbulohet skandali i Urgjencës me masa gjysmake.

Nuk mbulohet skandali i Urgjencës me masa gjysmake. Prej ditës së parë kur Urgjenca e QSUT u përshi nga flakët ku u bë shkrumb një investim prej 17 milionë eurosh i taksapaguesve shqiptarë, kemi ngritur zërin e kemi kërkuar hetim, transparencë e përgjegjësi para ligjit.

Pas disa javësh heshtje dhe errësirë, qeveria vendosi të largojë Drejtuesen e QSUT.

Këto janë masa gjysmake për shfaqje. Qeveria duhet të tregojë çfarë ndodhi, pse ndodhi, si nuk u menaxhua si duhet ajo situatë?

Qeveria është përgjegjëse për paratë e çuara dëm, e sidomos për koston që kjo ka sjellë tek shëndeti i qytetarëve duke qënë se Urgjenca nuk funksionon prej muajsh tanimë.

Ky rast flagrant papërgjegjshmerie tregon raportin e vërtetë që rilindja ka me shëndetësinë, ku aferat e skandalet synon t’i zbehë me show e propagandë.

Opozita do ta kërkojë deri në fund të vërtetën për Urgjencën e çdo abuzim që është bërë në këtë sektor jetik.”-shkruan Gjergji. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *