SPAK i fut të dridhurat Gent Sejkos, Guvernatori dorëzohet përballë piramidave financiare dhe tenton të justifikojë favoret ndaj “MCA”!

Spread the love

Duke e ndjerë frikën, Banka e Shqipërisë ka dalë sot me një reagim për të larë veten lidhur me licencën e Micro Credit Albania…

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka filluar të dridhet pas hapjes së hetimeve nga SPAK, lidhur me skandalin e kompanive që rrjepin qytetarët me mikrokredi.

“Micro Credit Albania” është një nga ato kompani që shantazhon, kërcënon anatemon dhe “rrjep” qytetarët. Mirëpo Gent Sejko i pezulloi përkohësisht licencën, pa ja hequr fare dhe kjo ka bërë që SPAK të nisë një hetim.

Duke e ndjerë frikën, Banka e Shqipërisë ka dalë sot me një reagim për të larë veten. Sipas saj, ajo nuk ka kompetencë të urdhërojë ndalimin apo pezullimin e proceseve të ekzekutimit të detyrimeve, pasi kjo është kompetencë që me ligj i njihet vetëm gjykatës kompetente. Po ashtu justifikohet më tej se veprimtaria e shërbimit përmbarimor, qoftë ky i organizuar në formë shtetërore apo private, nuk licencohet apo mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë shprehet se ka bërë gjithçka që ligji i njeh dhe është brenda kompetencës së saj, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të ekzekutimeve të kolateraleve.

Në këtë pikë theksojmë se, autoriteti ligjor i Bankës së Shqipërisë përfundon në momentin që është marrë një vendim i gjykatës dhe është lëshuar urdhri i ekzekutimit për të rikuperuar kredinë e pashlyer. Çdo proces përtej këtij momenti (ankandet, vendosja e sekuestrove apo çdo veprim tjetër procedural i ndërmarrë nga shoqëria përmbarimore) është jashtë kompetencave ligjore të Bankës së Shqipërisë dhe nuk mund të ndiqet apo rregullohet prej saj”, thuhet në reagim.

    Banka e Shqipërisë vijon se gjatë periudhës 2015 – 2024, janë paraqitur dhe janë trajtuar vetëm 85 ankesa ndaj subjektit Micro Credit Albania. Se sa ankesa pret BSH akoma nuk e dimë. 85 i duken pak. 

    Nga momenti i licencimit, subjekti u është nënshtruar në mënyrë të rregullt inspektimeve të Bankës së Shqipërisë dhe konkretisht, inspektimeve të vazhdueshme nga jashtë, disa ekzaminimeve të plota dhe të pjesshme, si dhe një monitorimi 3-mujor të pasqyrave dhe treguesve financiarë të raportuar prej tyre. Pas ekzaminimive të kryera, masat e marra ndaj institucionit kanë qenë në përputhje të plotë me kuadrin rregullativ dhe në përpjesëtim me shkeljet e gjetura. Në ekzaminimin e fundit në dhjetor 2023 u mor një masë mbikëqyrëse më e rëndë, sipas së cilës subjekti nuk mund të ushtrojë asnjë nga veprimtaritë për të cilën është licencuar, si: të gjitha format e kredidhënies, blerja e kredive, procesi i trajtimit dhe të ristrukturimit të kredive etj.; dhe u lejua vetëm të shiste portofolin që administronte tek subjekte të licencuara nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar këtë aktivitet”, thekson BSH.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *