Episodi i thesit 1 milion Euro, që Drejtori i Rrugëve, Dashamir Xhika i çoi Edmond Haxhinastos në shtëpi

Spread the love

Tre muaj më pas, Edmond Haxhinasto u shkarkua, fakt që tregon se thesin 1 milion Euro e kishte marrë fshehurazi për vete e nuk ia kishte dhënë pjesën Ilir Metës, siç kishin rënë dakord për çdo pazar, rast që Ilir Meta e hetoi dhe zbuloi siç e kishte bërë disa herë…

Pas datës 9 shtator 2016, kur u shkarkua nga detyra e Ministrit të Transport-Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, qëndroi në heshtje si deputet dhe ftohtë ndaj LSI-së.

Si ish-sigurims e vartës i Hekuran Isait, ish-ministër i Brendshëm i diktaturës, Edmond Haxhinasto mori informacion, se ndaj tij mund të hapeshin dosjet e vjedhjeve nëpërmjet korrupsionit, ngaqë Babloku ishte futur në luftë me Ilir Metën.

Por dhe prej faktit, se në ndaj tij kishte nisur një hetim, lidhur me dëshmitë për një episod të një thesi 1 milionë Euro ryshfet nga tenderët e rrugëve.

Episodi është ky: Ish-Drejtori i Rrugëve, Dashamir Xhika i LSI, në fund të korrikut 2016, i çoi një thes me 1 milionë Euro në shtëpi Edmond Haxhinastos, para se ky të nisej në një ishull grek për ceremoninë e fejesës së vajzës Eliza Haxhinasto, me Franko Naçon, djalin e Nasip Naços.

Kur drejtori Dashamir Xhika i vuri thesin mbi tavolinë dhe pasqyrën e kartmonedhave në prerje 20, 50 e 100 Euro, Edmond Haxhinasto iu vërsul me fyerje dhe e qëlloi me tavllën e duhanit, duke i thënë: – O pleh, i ke sjellë sikur i ke lypur rrugëve? Për 1 orë i dua prerje 500 Euro”.

Këtë episod, Dashamir Xhika ia rrëfeu miqve të afërt, drejtorë të LSI; dhe prej tyre, ngjarja u mësua nga Ilir Meta, ndërsa nëpërmjet tij te sekseri, spiuni e besniku i Ilir Metës, Drejtori i “Albcontrol”, Petrit Sulaj, i cili filloi ta tregonte si histori humori nëpër tavolina.

Tre muaj më pas, Edmond Haxhinasto u shkarkua nga detyra, fakt që tregon se thesin 1 milion Euro e kishte marrë fshehurazi e nuk i kishte dhënë pjesën Ilir Metës, siç kishin rënë dakord, rast që Ilir Meta e hetoi dhe zbuloi se e kishte bërë disa herë.

Më 2 shkurt 2018, Drejtori i Rrugëve, Dashamir Xhika u arrestua për korrupsion në tenderin 5.4 milionë Euro të rrugës Elbasan- Gjinar ku nuk ishte kryer asnjë pune e ishin bërë letrat false; si dhe për shtesën 54 milionë Euro në rrugën Tiranë- Elbasan me urdhër të ministrit Edmond Haxhinasto, ku 18 milionë Euro rezultuan shtesë fiktive, mbi koston reale të projektit.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, drejtorit Dashamir Xhika iu përmend dhe episodi i thesit 1 milionë Euro që i kishte çuar Edmond Haxhinastos në shtëpi; të cilin, Xhika e pranoi dhe deklaroi, se ishte pjesa e ministrit, nga tenderi i rrugës Elbasan- Gjinar që nuk u ndërtua fare.

Fuqia e Ilir Metës mbi drejtësinë si President e Kryetar i KLD, krijoji mundësinë që Dashamir Xhika të ndryshonte dëshminë në marrëveshje me prokurorët, dhe me 23 korrik 2018 u lirua.

Por meqë ai filloi të tregonte kafeneve, se milionat e tenderëve i çonte dhe te Ilir Meta e Monika Kryemadhi veç e veç, atë e ri-kthyen në qeli më 1 shtator 2018, ndërsa pasi i tërhoqi përsëri dëshmitë, më 3 nëntor u lirua dhe iu mbyll çështja me dënim kohën e paraburgimit.

Pas lirimit të drejtorit Dashamir Xhika, prokuroria thirri dy herë ish-ministrin Edmond Haxhinasto, por nuk filloi hetim ndaj tij, ndërsa ai u shkëput plotësisht nga LSI.

Por në kuvendin Partisë së Lirisë, Edmond Haxhiansto i shfaq si organizator e drejtues i konventës së partisë, duke u ri-prezantuar nga Ilir Meta, si besnik dhe vizionar i partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *