Thellohet skandali/ Shumica e fituesve te Magjistratura punonjës të administratës dhe të lidhur me pushtetin; si i manipuloi listat Rakipi

Spread the love

Mjafton që secilin emër ta fusësh në Google dhe rezulton se janë punonjës në ministri, drejtori apo inspektorate…

Thellohet skandali me provimin te Magjistratura. Ndonëse u reformua drejtësia për të larguar të korruptuarit dhe plepistët, po futen disa “plepistë” të tjerë.

Arben Rakipi prej 3 ditësh ka bërë lëmsh listat e fituesve dhe duket qartë arsyeja. Dje u publikua lista finale e fituesve dhe nëse shohim emra, rezulton se shumica janë të lidhur me pushtetin. Mjafton që secilin emër ta fusësh në Google dhe rezulton se janë punonjës në ministri, drejtori apo inspektorate. Një emër ka punuar te Ministria e Drejtësisë, një tjetër te ATSH, një te Inspektorati Shtetëror, një te UKT, një tjetër është vajza e një drejtuesi të lartë të policisë së Shtetit, etj.

Për arsye etike, nuk po i nxjerrim emrat, por lista është publike dhe kushdo mund të bëjë një kërkim të thjeshtë në internet dhe duke qartë se gjithë fituesit janë të lidhur me pushtetin.

Por si i manipuloi listat Arben Rakipi?

Pasi u mbajt provimi, pati ankesa nga studentë për keqkorrigjim të testeve. Më pas u tha se ka pasur problem pajisja scantron që merret me korrigjimin dhe u bë një rikorrigjim i dytë.

Fillimisht në fazën e parë u shpallën 79 persona, pasi faji iu faturua ‘scanton’, lista për fazën e dytë shkoi në 121 fitues, dhe së fundmi doli lista me 131 emra që do të shkojnë në provim ditën e nesërme.

Pra lista u ndryshua tre herë duke futur mbi 50 persona shtesë. Pothuajse që të gjithë janë njerëz të lidhur me pushtetin, me administratën dhe për më tepër mbajnë funksione ose kanë prindërit zyrtarë të lartë. Ndërkohë ata që vërtet kanë punuar me mund dhe me djersë u lanë jashtë.

Pra duket qartë se drejtësia e re po përfundon si ajo e plepave. Të korruptuarit i larguam nga dera, por nga dritarja po futen fëmijët e tyre dhe fëmijët e politikanëve, ministrave apo deputetëve. /Pamfleti

Thellohet skandali/ Shumica e fituesve te Magjistratura punonjës të

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *