Përgjimet/ Gent Gazheli i doganave del në komunikime për afera korruptive; zbardhen bisedat

Spread the love

Gjoba ndaj vartësve; 60 mijë euro verëra e panetone, veshje dhjetëra mijëra euro dhe mobilim i zyrës së gruas…

Gent Gazheli vazhdon të shtojë problemet e tij me ligjin. Drejtori i përgjithshëm i doganave po “fut ujë” nga të gjitha anët.

Pas problemeve serioze me fshehjen e pasurive, të cilat janë nën hetim nga Spak, po del edhe në përgjime për aferat e tij korruptive.

Pak kohë më parë, u njoftua që ndaj tij po kryheshin hetime për dy vilat në një resort të Tiranës, ku edhe jeton, për vilën tjetër në Palasë, për pronat afër Liqenit Artificial, tek të cilat ka pezulluar punimet, nga frika e hetimit.

Gjithashtu, janë vënë nën hetim edhe pasuritë që ka vënë në emër të kunatit të tij, vëllait të bashkëshortes. Ky i fundit është përdorur si vegël për pastrimin e parave të drejtorit të përgjithshëm të doganave. 

Por, së fundmi Gazheli ka dalë edhe në një përgjim të ish drejtorit të një dogane kufitare.

Rreth 1 muaj më parë, strukturat ligj zbatuese kanë sekuestruar telefonat e drejtorit të doganës dhe disa doganierëve.

Në një bisedë me një koleg, drejtori i doganës kufitare i shpreh shqetësimin për gjobat e vazhdueshme që i vënë.

Në transkriptime ai shprehet se pavarësisht se Gazheli i kërkon tarifën fikse mujore, e ka “zhvatur” vazhdimisht duke i kërkuar që të paguajë për mobilimin e zyrës së bashkëshortes apo edhe për pagesat e veshjeve dhjetëra mijëra euro në një dyqan afër drejtorisë së policisë së Tiranës.

Por, ajo që e kishte mërzitur më shumë kohët e fundit, ishte se i kishte vendosur një “gjobë” tepër të majme parash, të cilat sipas asaj që i kishte thënë Genti i doganave, do përdoreshin për verërat që ai do blinte si dhurata për Vitin e Ri. Shifër që shkonte afro 60 mijë euro, vetëm për njërin drejtor.

Gjatë bisedave të transkriptuara, del dhe një detaj i veçantë, ku Gazheli i ka kërkuar drejtorëve që të njoftojnë gjithë administratën, se për Vitin e Ri duhet të blejnë sa më shumë ëmbëlsira dhe panetone te biznesi që bashkëshortja e tij ka në zonën e Kopshtit Zoologjik në Tiranë.

Historia vazhdon që dy javë pas kësaj bisede, pasi në këtë doganë kufitare u kapën nga policia disa kontejnerë  me mallra të padeklaruar, me dijeninë e Gazhelit.

Gjithsesi, vera dhe panetonet u blenë..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *