Edhe pas ikjes së Jorgo Goros, Bashkia- Himarë ngelet në dorë të fisit të Edi Ramës e Lenc Gjikurisë

Spread the love

Deri tani, flitet se këshilltarët e PS që janë shumica, janë urdhëruar që Jorgo Goron ta zëvendësojë Blerina Bala; me të cilën, Bashkia e Himarës do ngelet në duart e familjes së Edi Ramës, mbasi ajo është kushërira e tij e afërt nga Vunoi, emëruar zv/kryetare me urdhër të tij…

Më 27 dhjetor 2023, “Pamfleti” paralajmëroi se kryeministri Edi Rama, nuk do lejojë zgjedhje për kryetarin e Himarës, por do ta mbajë me një nga zv/kryetarët Pervin Gjikuria e Blerina Bala.

Sipas ligjit për pushtetin lokal, 1 muaj pas mos paraqitjes për betim të kryetarit të zgjedhur Fredi Beleri, Këshilli i ri Bashkiak i Himarës, duhej t’i  drejtohej këshillit të Qarkut Vlorë e nëpërmjet tij, KQZ-së, për të shpallur zgjedhje të reja për kryetarin, që sipas kalendarit duhej të ishin zhvilluar brenda muajit gusht 2023.

Por Këshilli Bashkiak- Himarë dhe Këshilli i Qarkut- Vlorë, që janë me shumicë të PS, nuk i zbatoi këto detyrime ligjore, sepse nuk i lejoji Edi Rama, që në detyrë të vazhdonte Jorgo Goro.

Lënia në burg prej afro 1 vit e Fredi Belerit dhe futja në burg e kryetarit në detyrë të Jorgo Goros, dikton zbatimin e ligjit, që bashkia të drejtohet nga 1 prej zv/kryetarëve; ndërsa KQZ në bashkëveprim me Këshillin e Qarkut-Vlorë, duhet t’i kërkojnë Presidentit caktimin e datës së zgjedhjeve jo më vonë se 30 ditë, që sipas kalendarit duhet të jenë brenda muajit qershor 2024.

Por Edi Rama, po vazhdon lojën për të mos lëshuar drejtimin Bashkisë së Himarës dhe në 3 vitet mbetura të mandatit, me 1 nga 2 zëvendës- kryetarët e bashkisë, të cilët janë drejtues lokal të PS.

Në zbatim të kësaj skeme, Këshilli Bashkiak i Himarës, njoftoi se me 29 mars 2024, një nga zëvendës-kryetarët Pervin Gjikuria e Blerina Bala, do komandohet në rolin e kryetarit të bashkisë, në vend të ish-kryetarit të arrestuar Jorgo Goro.

Por në njoftimin e Këshillit Bashkiak-Himarë, mungon përcaktimi, që zv/kryetari i komanduar kryetar, do ta drejtojë bashkinë deri në zgjedhje, mandatimin dhe betimin e kryetarit të ri.

Kaq mjafton, për të kuptuar se Babloku nuk do lejojë zgjedhje të reja për kryetarin e Bashkisë së Himarës, duke zbatuar skemën e drejtimit e me zv/kryetar të PS, me qëllim që mos ta lëshojë këtë bashki, ku ka 70% të këshillit bashkiak.

Pra, Bashkia Himarë mund të drejtohet nga Pervin Gjikuria që është kryetar i PS Himarë dhe familjar i Milo e Lenc Gjikurisë, por ilegalisht dhe në borderotë e disa oligarkëve të tjerë, të cilëve u ka firmosur dokumente tokash, lejesh ndërtimi e tenderësh.

Sa për informacion, Zv/kryetari i Bashkisë Himarë, Pervin Gjikuria, është ish-Konsulli i Shqipërisë në Janinë; i cili më 13 shkurt 2019, zhduku 100 pasaporta të emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke sajuar një grabitje në Athinë, por ua shiti personave të botës së krimit.

Pas këtij skandali, Pervin Gjikuria u procedua penalisht në Shqipëri dhe e ka akoma të hapur dosjen; ndërsa Edi Rama e shkarkoi nga detyra në muajin prill 2019, por më 20 shkurt 2020 e emëroi kryetar të PS- Himarë e me pas zv/kryetar bashkie.

Deri tani, flitet se këshilltarët e PS që janë shumica, janë urdhëruar që Jorgo Goron ta zëvendësojë Blerina Bala; me të cilën, Bashkia e Himarës do ngelet në duart e familjes së Edi Ramës, mbasi ajo është kushërira e tij e afërt nga Vunoi, emëruar zv/kryetare me urdhër të tij.

E vetmja rrugë për t’i  dhënë fund ngërçit në Bashkinë e Himarës, është zbatimi i ligjit nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, për të shpallur menjëherë zgjedhjet për kryetarin, nëse Babloku apo Jorgo Goro, nuk e kanë “lidhur” me tokën e vilës që ka ndërtuar në Himarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *