Babloku emëron Drejtor Shpronësimesh, ‘problematikun’ e Bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra

Spread the love

Të gjithë hajdutët, të dënuarit dhe zyrtarët e “rilindjes” që janë në proces hetimi nga SPAK, Babloku i mbledh në kryeministri, ndërsa kur i arrestohen, del e thotë: – Nuk e dija që “hanin dardha pas meje”, përgjegjësia është personale…

Drejtësia ia ka “qepur letrat”, ish-Kryetarit të Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, për korrupsion me tenderët deri më 14 maj 2023 dhe si bashkë-hajdut i fondeve të Futboll-Klubit “Sopoti” me zv/kryetarin Andri Çota, i arrestuar më 28 shtator 2023, i cili ka rrëfyer para prokurorëve, vjedhjet që kanë bërë bashkë, dosje e cila do t’i çohet për kompetencë SPAK-ut.

Mirëpo Babloku nuk e ka përfillur këtë fakt penal dhe i ka bërë karshillëk drejtësisë, duke emëruar krye hajdutin ish-kryetar Bashkie të Librazhdit, në postin Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Shpronësimeve të Pasurive, duke shkarkuar drejtoreshën Egra Ibrahimi.

Prej datës 11 janar, me Vendim nr.10 të firmosur nga kryeministri Edi Rama, ish-Krye bashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra, ka nisur detyrën si Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve, madje ka firmosur 3 vendimet e para për rrëmbim tokash e trojesh në Tiranë dhe Vlorë.

Babloku emëron Drejtor Shpronësimesh, 'problematikun' e

Në vendimin e qeverisë, thuhet se emri i Kastriot Gurrës, u propozua nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, por nisur prej rastit të emërimit drejtor të Ilir Beqjes dhe 15 ish- drejtuesve të tjerë e ish deputetëve, vërtetohet realiteti që është denoncuar shpesh.

Të gjithë hajdutët, të dënuarit dhe zyrtarët e “rilindjes” që janë shkarkuar pas marrjes në proces hetimi nga SPAK, Babloku i mbledh në kryeministri duke i emëruar këshilltarë, ekspertë e drejtorë të agjencive publike; ndërsa kur ia arreston SPAK-u, del e thotë: – Nuk e dija që ishte hajdut, përgjegjësia është personale.

Ndoshta, Babloku e ka emëruar në këtë detyrë, i bindur nga “përvoja”, që Kastriot  Gurra ka në falsifikime dhe grabitje të pasurive kur ishte kryetar komune në Qukës, drejtor juridik në Bashkinë- Prrenjas, Drejtor ALUIZNI i Qarkut Elbasan dhe gjatë 8 viteve kryetar Bashkie në Librazhd, ku sipas KLSH-së ka bërë batërdinë në tenderë, legalizime, toka e objekte publike.

Ndërsa në SPAK është një kallëzim penal për të, ku përveç korrupsionit me tenderët, thuhet se Kastriot Gurra ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar as dënimin dhe as procedimet penale që ka në proces.

Por këto damka, nuk janë pengesë për t’u emëruar drejtor  në kryeministri, mbasi Babloku të tillë i do, ndaj i mbledh në stafin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *