Drejtori i IKMT-Tiranë, ish-deputet i LSI, Ylli Shehu, 50 milionë lekë nga AZHBR për hotel në Kukës

Spread the love

Ky grand i është dhënë falas nga fondet e BE, në emrin e babait të tij Vesel Shehu, më 13 prill 2021, vetëm 1 muaj pasi deputeti i dënuar për kontrabandë makinash, braktisi LSI-në e iu bashkua PS-së…

Një muaj pasi Zyra Anti-Mashtrim e Anti-Korrupsion “OLAF” e BE, në bashkëveprim me EUROJUST dhe Qeverinë Gjermane bënë kallëzimin në SPAK, për vjedhjen e fondeve që BE kishte dërguar për fermerët e Shqipërisë, ish-drejtoresha Frida Krifca vazhdonte të dhuronte mijëra Euro për shërbëtorët e Bablokut.

Në listën e atyre që kanë marrë grande falas, nga fondet që BE i jepte qeverisë shqiptare e AZHBR-së për fermerët, është dhe ish-deputeti i LSI, Ylli Shehu, me dosje penale i dënuar për kontrabandë makinash.

Në dosjet e grandeve, që AZHBR, me firmën e ish-drejtoreshës Frida Krifca, ka dhënë në periudhën 24 mars-15 prill 2021, përfitues i 40 mijë e 798 Euro, është edhe kontrabandisti Ylli  Shehu, prej 6 muajsh Drejtor i IKMT-Tiranë strukturë e Ministrisë së Brendshme.

Drejtori i IKMT-Tiranë, ish-deputet i LSI, Ylli Shehu, 50 milionë

Ky grand, Drejtorit të IKMT-Tiranë, Ylli Shehu, i është dhënë maskuar pas emrit të babait Vesel Shehu, më 13 prill 2021; vetëm 1 muaj kur braktisi LSI-në si deputet i saj e iu bashkua PS-së, dhe 12 ditë para zgjedhjeve parlamentare, kur Edi Rama e ri-kandidoi për deputet.

Drejtori i IKMT-Tiranë, ish-deputet i LSI, Ylli Shehu, 50 milionë

Këto mijëra Euro, që me kursin e këmbimit të asaj kohe, ishin 50 milionë lekë, Ylli Shehut iu dhanë për ndërtim hoteli të maskuar si gjoja “Bujtina Shehu” buzë rrugës nacionale në Buzëmadhe të Kukësit.

Sipas raportit hetimor Nr. 23-1/UE-OLAF-ALB, datë 11 tetor 2023, Zyra Anti-Mashtrim e Anti-Korrupsion “OLAF” e BE ka dorëzuar në SPAK, rezulton se grandi i është dhënë falas nga fondet e BE, në shkelje të kritereve të programit “IPARD 2020”, mbasi grandet e kësaj pakete kanë qenë të destinuara vetëm për serat bujqësore dhe tufat e vogla blegtorale familjare me vlerë deri në 2000 Euro për çdo fermerë, duke përjashtuar nga këto kritere çdo zyrtar shteti e ndërtim hoteli si gjoja bujtina.

Ndërsa Drejtorit të IKMT-Tiranë, Ylli Shehu, përveçse i është dhënë për hotel, grandi 41 mijë Euro që duhej tu jepej 20 fermerëve të Kukësit; i është dhënë në kohën kur ai ishte deputet dhe ri-kandidoi për deputet i PS.

Po sipas raportit hetimor të Zyrës Anti-Mashtrim e Anti-Korrupsion “OLAF”, është vërtetuar mashtrimi, se drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca, grandin ia ka dhënë 3 vite pasi Bujtina  (hoteli) i Drejtorit të IKMT, Ylli Shehu ishte ndërtuar, që do të thotë se iu dhanë si shpërblim për bashkimin me PS-në; madje ka dhe një pikë karburanti në hyrje të Hotelit buzë rrugës nacionale.

Drejtori i IKMT-Tiranë, ish-deputet i LSI, Ylli Shehu, 50 milionë

Bën përshtypje fakti, që gjatë periudhës 24 mars-15 prill 2021, për grandet e BE, në AZHBR aplikuan 76 fermerë nga Kukësi, por Frida Krifca ia dha të gjitha fondet ish-deputetit Ylli Shehu.

Pa asnjë dyshim, që ia ka dhënë me urdhër të Bablokut, fakt që e vërteton, reklama e bërë prej tij në FB më 13 gusht 2023, ku shkruan: – Kënaqësi të jesh bujtës në bujtinën “Shehu” mes malit të Gjallicës dhe Shtegut të Ngjyrave në Kukës, një investim familjar ku gjen ushqim të freskët, natyrë përrallore, ajër të pastër e mikpritje fantastike”.

Saktësojmë, se këtë reklamim të hotelit të kontrabandistit të makinave, Ylli Shehu, Babloku e ka bërë 1 muaj pasi e emëroi drejtor të IKMT-Tiranë dhe Tiranë, ndërsa SPAK duhet të hetojë krejt burimin financiar të investimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *