Afera 65 milionë euro me aksin Korçë-Ersekë që u shemb pa u inauguruar; kush është Entela Çano që mbikëqyri punimet; roli i Evis Berberit

Spread the love

Tashmë janë zënë me presh në duar. Agim Kola, pronar në letra i kompanisë A.N.K ka marrë mbi 65 mijë euro para publike për të bërë rrugën Korçë-Ersekë që po shembet ende pa u inaguruar.

Entela Çano ka marrë mbi 350 mijë euro për të mbikqyrur punimet që të bëhen në përputhje me kontratën.

Kreu i ARRSH, Evis Berberi, i ka dhënë tenderin Agim Kolës sipas pazarit të arritur më lart, ndërsa është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të kontratës. Evis Berberi i ka dhënë dy tendera Entela Çanos për të mbikqyrur punimet e Agim Kolës.

Paratë kanë dalë nga arka e shtetit. Rruga që duhej të bëhej është sot thjeshtë një gjurmë korrupsioni.

Vështirë se mund të ketë ndonjë alibi, ndërhyrje dhe pazar që mund t’i shpëtojë nga përgjegjësia penale. Por, pyetja është nëse SPAK do shkojë lart apo do mjaftohet më ndëshkimin e zbatuesve?!

Shembet rruga

Afera 65 milionë euro me aksin Korçë-Ersekë që u

Rruga e re Korçë-Ersekë, me gjatësi 35 kilometra, që pritej të inaugurohej që në qershor të vitit të shkuar dhe që ka gllabëruat deri më tani 65 milionë euro, ka nisur të shembet.

Këtë fundjavë është shembur edhe një nga urat në lotin e dytë të rrugës në vendin e quajtur Qafa e Qarrit.

Nuk është një shembje e izoluar. Shembje konstatohen edhe në pjesën tjetër të rrugës, ku kanë përfunduar punimet dhe është dorëzuar nga kontraktori.

Rrethanat e faktit

Në 8 gusht 2020, ish kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho, shpalli kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e parë e rrugës Korçë-Ersekë. U skualifikuan të gjithë ofertuesit e tjerë për mungesë dokumentacioni, përveç fituesit. Ofera fituese, 23.5 milionë euro, është gati sa fondi limit, një tjetër indicie kjo për një pazar të mundshëm.

Afera 65 milionë euro me aksin Korçë-Ersekë që u

Në qershor 2021, Ergys Verdho ikën nga ARRSH dhe emërohet në krye të KESH. Në vend të tij emërohet Evis Berberi.

Më 4 prill 2022, kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, shpall sërish kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e dytë e rrugës Korçë-Ersekë. Skualifikohen të gjitha kompanitë në garë përveç fituesit. Ofeta fituese është rreth 21 milionë euro, gati sa fondi limit. Tenderi është shënjuar me flamur të kuq korrupsioni.

Afera 65 milionë euro me aksin Korçë-Ersekë që u

Në 15 tetor 2020, Ergys Verdho shpall kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, fituese të tenderit për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti i dytë pjesa e parë.

Afera 65 milionë euro me aksin Korçë-Ersekë që u

Po kjo kompani është shpallur fituese nga Evis Berberi në 2022 për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti i dytë, pjesa e parë.

Këto të dhëna zyrtare tregojnë për një skemë të organizuar, për të kanalizuar paratë e kësaj rruge në duart e dy kompanive, A.N.K si zbatuese e kontratës dhe A & E engeniering si garantuese që kontrata do zbatohej.

Nuk besohet se Evis Berberi, Entela Çano dhe Agim Kola janë koka e kësaj afere 65 milionë euro. Pazari besohet se është mbyllur dhe ndarë lart. Aty ku mbyllen të gjitha pazaret e mëdha me paratë publike.

Afera 65 milionë euro me aksin Korçë-Ersekë që u

Treshja në fjalë thjeshtë e ka zbatuar, sigurisht duke marrë pjesën e tyre bashkë me rrezikun e përfundimit në burg.

Kujtojmë se Kompania A.N.K është e ish deputetit të PS, Ndue Kola, i cilli formalisht e ka kaluar në emër të të vëllait Agim Kola, një marifet për të shmangur komfliktin e interesit.

Megjithatë fakti është se 4 tendera janë të dyshimtë, paratë janë lëvruar dhe rruga ka degraduar.

Kush është Entela Çano

Afera 65 milionë euro me aksin Korçë-Ersekë që u

Entela Çano është administratore dhe pronare e vetme e kompanisë A & E engeniering, e cila ka fituar dy tenderat nga ARRSH për të mbikqyrur punimet e kompanisë së Agim Kolës për dy pjesët e lotit 2 të rrugës Korçë-Ersekë.

Entela Çano nuk është rastësisht pjesë e kësaj historie që pritet ta marrë në dorë SPAK-u.

Afera 65 milionë euro me aksin Korçë-Ersekë që u

Biondja 54 vjeçare rezulton se është përfaqësuese e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Kompania A&E Engineering, që është në pronësi të plotë të Entela Çanos, është përfshirë në projektin e Bypass -it tê Gjirokastrës, një projekt që përplasi qeverinë me UNESCO.

Pra, Entela Çano, në konflik inteteresi, edhe ishte përfaqësuese e FSHZH, edhe zbatonte projektet e financuara nga FSHZH.

Vetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit mohoi që Entela Çano të ketë qenë ndonjëherë pjesë e tij. Por ndryshe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, vetë Çano pranon që vazhdon të jetë pjesë e FSHZH.

Afera 65 milionë euro me aksin Korçë-Ersekë që u

Nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Çano ka marrë 21 tendera supervizimi, koaludim punimesh, projektimi dhe madje edhe rindërtimi, me vlerë disa milionë euro, në konflikt interesi, pasi vetë zonja Çano deklaron dhe prezantohet si përfaqësuese e FSHZH.

Vitet e fundit, kompania e Entela Çanos ka marrë 112 tendeda me vlerë miliona euro kryesisht për supervizim punimesh. Në vijim do të sjellim një panoramë më të detajuar për aktivitetin e dyshimtë të kompanisë A&E Engineering me në krye Entela Çanon.

Duhet theksuar se një kompani kontraktuese për një shërbim publik nuk mund të mashtrojë me volumin e punimeve dhe me cilësinë e punimeve pa bashkëpunuar me kompaninë e kontraktuar për supervizimin e punimeve. Pra, mashtrimi me zbatimin e kontratës, me qëllim gjithnjë për të vjedhur paratë publike, bëhet në bashkëpunim.

Kompanitë e ndërtimit shpesh ‘detyrohen’ të mashtrojnë me punimet, për të kompensuar 15-20 % të vlerës së tenderit që i jepet ryshfet kryesisht titullarit të autoritetit kontraktor, ministrit, sekserit etj.

Hija e kumbaros së aferës Milot-Balldre

Ky aks rrugor, me një gjatësi prej 35 kilometrash, i ka kushtuar buxhetit të shtetit 65 milion euro dhe pritej të inaugurohej që vitin e kaluar.

Punimet për këtë aks nisën në qershor të 2013. Tenderi për lotin e parë me gjatësi 17,6 kilometra, u fitua nga kompania A.N.K. me një ofertë prej rreth 17 milion euro. Kompania është në pronësi të Agim Kolës, vëllait të ish-deputetit socialist Ndue Kola. Pronari real besohet se është Ndue Kola, ndërsa Agim Kola pronar në letra.

Pas disa vitesh zvarritje kompania nuk i realizoi dot punimet dhe në 2017 u hap një tjetër tender prej 4 milionë eurosh për punime shtesë që u fitua po nga A.N.K.

Edhe tenderi i 2020 për pjesën e parë të lotin 2 u fitua po nga A.N.K. Kësaj radhe vetëm për 4 kilometra rrugë të gjerë maksimumi 8,5 metra u shpenzuan plot 23 milion euro.

Edhe tenderi i katërt, loti dy pjesa e dytë, u fitua po nga kompania A.N.K, me vlerë 21 miliinë euro në vitin 2022.

Tenderat dyshohet se kjo kompani i ka marrë me ndërhyrjen e një oligarku mediatik, për të cilin thuhet se është shpallur non grata nga SHBA-të.

Me ndërhyrjen e këtij oligarku mediatik, Ndue Kola fitoi edhe koncensionin e pakërkuar për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, e quajtur rruga e floririt, pasi për vetëm 17.2 km do të jepeshin 260 milionë euro.

Afera 65 milionë euro me aksin Korçë-Ersekë që u

Një km rrugë do të kushtonte 15 milionë euro, një abuzim i tmerrshëm me paratë publike. Ishte një operacion korruptiv, ku synohej të vidheshin të paktën 150 milionë euro. Një km rrugë në Gjermani kushton reth 8 milionë euro. Palët u tërhoqën sa nga frika e SPAK-ut, aq edhe sepse kumbari i këtij pazari, një oligark mediatik, thuhet se u shpall non grata nga SHBA-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *