Ministri Igli Hasani merr në delegacion Alban Thikën, trafikant i afrikanëve, mashtrues me bitcoin dhe i proceduar për vjedhje energjie

Spread the love

Trafikantin Alban Thika, në këtë delegacion e ka futur Kryetari i Dhomës së Tregëtisë Tiranë, Nikolin Jaka, ish-zv/ministër i dënuar me 2 vite burg për korrupsion me tenderët dhe lejet e ndërtimit, i cili e ka sekser punësh të zeza; ndaj ndodhi, që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë vizitës në Indi, në krahë e në krye të delegacionit kishte një trafikant e një shkelës ligji…

Nga data 23 deri më 25 shkurt 2024, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi vizitë zyrtare në Indi, i shoqëruar nga një grup personash të quajtur biznesmenë, në krye të të cilëve ishte burgaxhiu Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë Tiranë.

“Pamfleti” ka zbuluar një rast, që fakton se Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nuk e ka zbatuar këtë detyrim ligjor të protokollit, gjatë vizitës zyrtare që bëri në Indi.

Në delegacionin e Ministrisë së Jashtme, ministri Igli Hasani, kishte marrë dhe Alban Thikën, i skeduar nga policia e drejtësia shqiptare dhe disa shtete, për aktivitetin e trafikimit të afrikanëve drejt vende të BE, duke i kaluar tranzit në Shqipëri me dokumente false si të punësuar.

Po kështu, trafikanti, i maskuar si biznesmen “VIP” në Shqipëri, që ishte pjesë e delegacionit, është vërtetuar nga policia dhe prokuroria, për mashtrim e vjedhje me kripto- monedha nëpërmjet rrjetit Call-Center, disa bashkëpunëtorë të të cilit janë arrestuar në vitet 2021-2023.

Aktivitetin e mashtrimit me kripto-monedha dhe trafikimit të klandestinëve nga Bangladeshi, Nepali, Nigeria, Filipinet, Sudani e Uganda drejt vendeve të BE, Alban Thika e kryen dhe e maskon nëpërmjet OJF-së së tij “Akademia Novaric” me zyra në Shkodër e Tiranë.

Në muajin korrik 2023, OSSH e Shkodrës dhe “Task Forca” qendrore e OSHEE, kallëzuan penalisht Alban Thikën, për vjedhje energjie elektrike, me rrjet të fshehtë furnizimi të zyrave “Novaric” në Shkodër, ndërsa policia dhe prokuroria e kanë shpallur në kërkim.

Sa për kujtesë të ministrit Igli Hasani, prototipi Alban Thika, ka aq shumë probleme dhe me drejtësinë në Gjermani, Turqi e Australi, sa për të fshehur gjurmët si shqiptar, ka marrë shtetësi malteze, ku edhe po hetohet për mashtrime me trafikim klandestinësh, kontrata pune false e kripto-monedha.

Nuk mund të akuzojmë ministrin Igli Hasani, për futjen në delegacion të Alban Thikës, trafikantit të afrikanëve, mashtruesit me bitcoin e në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike, por e ka futur Kryetari i Dhomës së Tregtisë Tiranë, Nikolin Jaka, ish-zv/mistër i dënuar 2 vite burg për korrupsion, i cili e ka sekser punësh të zeza Alban Thikën.

Në rastin konkret, nga mos verifikimi i figurës personale e penale të atyre që përzgjidhen e futen në delegacionet qeveritare, ndodhi që Igli Hasani, gjatë vizitës në Indi, në krahë e në krye të delegacionit, kishte trafikantin e Alban Thika dhe burgaxhiun Nikolin Jaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *