Pragzgjedhje/ Kryeministri shton 2167 punonjës në zyrat e shtetit; ja numri sipas institucioneve

Spread the love

Në kryeministri shtrohen 79 punonjës; numrin më të lartë të shtesës e kanë këto ministri: Financat, Bujqësia, Shëndetësia, Turizmi, ministria e Ballukut dhe e Blendi Gonxhes…

Në mbledhjen e qeverisë të ditës së mërkurë datë 24 janar 2024, me Vendim nr. 39 janë shtuar 2167 punonjës në zyrat e institucioneve shtetërore, duke filluar nga Presidenca, Kuvendi, Kryeministria, ministritë, disa drejtori qendrore dhe institucionet e drejtësisë.

Në vendim e qeverisë, thuhet se shtimi i punonjësve, është nevojë për të përballuar ngarkesën e punëve administrative dhe shërbimet e tjera, ku bën përshtypje, shtimi i 44 punonjësve në rezidencat e pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës.

Ja numri i punonjësve të shtuar, sipas institucioneve shtetërore:

Pragzgjedhje/ Kryeministri shton 2167 punonjës në zyrat e shtetit; ja

1. Presidenca: 10 punonjës.

2. Kuvendi: 13 punonjës.

3. Kryeministria: 79 punonjës.

4. Ministria e Bujqësisë: 282 punonjës.

4. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë 95 punonjës.

5. Ministria e Financave: 621punonjës.

6. Ministria e Arsimit dhe Sportit: 71 punonjës.

7. Ministria e Ekonomi-Kulturë-Inovacionit: 158 punonjës.

8. Ministria Shëndetësisë: 358 punonjës.

9. Ministria e Drejtësisë: 47 punonjës.

10. Ministria e Jashtme: 20 punonjës.

11. Ministria e Brendshme: 60 punonjës.

12. Ministria e Mbrojtjes: 10 punonjës.

13. Shërbimi Informativ Shtetëror: 17 punonjës.

14. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave: 20 punonjës.

15. Ministria e Turizëm-Mjedisit: 93 punonjës.

16. Prokuroria e Përgjithshme: 40 punonjës.

17. Këshilli i Lartë Gjyqësor: 40 punonjës.

18. Këshilli i Lartë i Prokurorisë: 3 punonjës.

19. SPAK: 4 punonjës.

20. Gjykata Kushtetuese: 2 punonjës.

21. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: 9 punonjës.

22. Kolegji i Posaçëm i Apelimit: 7 punonjës

23. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë: 7 punonjës.

24. Avokati i Popullit: 10 punonjës.

25. Komisioneri për Shërbimit Civil: 6 punonjës.

26. Komisioneri për të Drejtën e Informimit: 6 punonjës.

27. Komisioni i Prokurimit Publik: 4 punonjës.

28. Autoriteti dosjeve të Ish-Sigurimit: 14 punonjës.

29: Agjencia Telegrafike Shqiptare 10 punonjës/

30. Institucione të tjera qeveritare: 43 punonjës.

Por ka dhe institucione e agjenci të tjera, me shtesë nga 1 e 2 punonjës, të cilëve sipas vendimit të qeverisë, u fillon paga nga data 1 shkurt 2024./Pamfleti

Pragzgjedhje/ Kryeministri shton 2167 punonjës në zyrat e shtetit; ja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *