Akuzohet për korrupsion, Apeli lë në burg ish-sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë

Spread the love

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, nën akuzë për korrupsion me tenderin për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. 

Sipas SPAK, Joana Duro, mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ për të fituar tenderin.

Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023, ndërsa GJKKO nuk ka pranuar që t’i lehtësojë masën.

Ish-sekretarja e Ministrisë së Shwndetësisë akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *