Operacioni me 25 të arrestuar/ Kush është 26-vjeçari që ra në prangat e policisë në Dibër, akuzohet për vrasjen e arkitektit italian

Spread the love

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion të gjerë në disa qytete të vendit, që ka çuar në pranga 25 persona deri në këto momente ndërsa vijojnë kontrollet në baza të ndryshme.

Mërgim Lazri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një arkitekti italian, është arrestuar ditën e sotme nga policia në Dibër.

Mësohet se Lazri është një prej të akuzuarve për vrasjen e arkitektit italian Roberto Morttura në qershor të vitit 2021.

Ngjarja e cila rezultoi tragjike për familjen italiane që jetonte në Piossasco, të Torinos, është regjistruar më 9 qershor kur Emirjon Marjini, 29 vjeç, Mergim Lazri, 24 vjeç dhe Flaogert Syla, 26 vjeç, hynë në shtëpinë e arkitektit për të vjedhur.

Ai ishte në shtëpi me gruan dhe djalit e tij 12-vjeçar, kur zbuluan se dikush kishte hyrë në shtëpinë e tyre. Në përpjekje për të parandaluar grabitjen dhe për të mbrojtur familjen e tij, njeri prej shqiptarëve i drejtoi armën dhe e qëlloi në bark duke i marrë jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *