Hidhet shorti, zgjidhet kryetari dhe 9 anëtarët e Këshillit e Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024

Spread the love

Ditën e sotme është hedhur shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024.

Shorti është hedhur në ambientet e Presidencës, prej ku fitues është zgjedhur Sokol Ngresi, ndërsa zëvendësues do të jetë Dariel Sina.

Deri më tani, nga ky short është zgjedhur fituese si anëtare e parë Elsa Toska është dhe Sonila Bejtja anëtare e dytë. Ndërsa anëtare zëvendësuese u zgjodh Mariana Semini. Një tjetër anëtare e KED, si përfaqësuese nga Prokuroria e Përgjithshme do të jetë prokurorja Alma Muça. Ndërsa anëtare zëvendësues është zgjedhur prokurori Arqilea Koça.

Konkretisht anëtarët janë zgjedhur si më poshtë:

Anëtare nga Kushtetuesja: , Elsa Toska dhe Sonila Bejtja, zëvendësuese Marjana Semini

Anëtar nga Gjykata e Lartë, Sokol Ngresi, njëkoësisht edhe kryetar i këshillit, zëvendësues do jetë Dariel Sina

Anëtare nga Prokuroria e Përgjithshme, Alma Muça, zëvendësuese Arqile Koça

Anëtare nga Gjykata e Apelit, Irena Brahimi e Altina Nasufi, zëvendësuese, Ilirjana Olldashi

Anëtarë nga Prokuroria e Apelit, Lazer Çardaku e Genti Xholi, zëvendësuese, Irma Balli

Anëtar nga Gjykata Administrative, Ramiz Lala, zëvendësues, Besart Kaçkini

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtar me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *