Kërkoi leje për t’u betuar, Fredi Beleri akuza Ramës: Diskriminim politik

Spread the love

Seanca e sonte për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ka kërkuar leje të posaçme për t’u betuar u shty për në datën 14 dhjetor.

E pranishme në seancën e sotme në GJKKO ishte edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

Mësohet se në seancë Beleri është shprehur ndër të tjera se ka 7 muaj që nuk po i jepet e drejta, duke shtuar se ky është një diskriminim politik dhe vendimet janë politike.

“Është diskrimimin politik, ka vendime politike. Kam 7 muaj që nuk me jepet e drejta” tha Beleri.

Në dëshminë e tij, Beleri është shprehur se ka 7 muaj që nuk i jepet e drejta, teksa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se pozicionohet e mban qëndrim para çdo seance.

“Kam 7 muaj që nuk më jepet e drejta, që më kanë dhënë qytetarët e Himares. Është diskriminim politik, ka vendime politike. Kryeministri pozicionohet e mban qëndrim para çdo seance. Humbësi i zgjedhjeve komandon bashkinë e Himarës, kjo nuk është parë në asnjë vend të botës. Humbësi të komandojë bashkinë. Do të doja që kjo çështje të merrte fund. Do e kërkoj të drejtën në gjithë gjykatat, por edhe ato ndërkombëtare”, është shprehur Beleri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *