Konfirmohet pazari, grupi i Berishës i gatshëm të negociojë me Ramën për të kapur drejtësinë e re!

Spread the love

Deklarata e sotme e Gazment Bardhit, konfirmoi se në këtë skenar ogurzi, Rama dhe Berisha janë sërish bashkë.

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka pranuar se Rithemelimi është i hapur për të diskutuar propozimin e kryeministrit Rama për t’iu bashkuar komisionit të posaçëm parlamentar, i cili synon të fusë “kthetrat” tek drejtësia e re.

Të dy grupimet duket se kanë rënë dakord për të negociuar kushtet për kapjen e institucioneve të drejtësisë dhe SPAK-ut, me qëllim për të ruajtur statusin e “pandëshkueshmerisë”.

Në një konferencë për mediat, Bardhi e la evaziv qëndrimin e Rithemelimit, duke thënë se mbështesin çdo nismë për integrimin e vendit në BE. Gjithashtu ai dha ‘OK’ Ramës, për ta sjellë propozimin në kuvend, kjo pasi deklaroi se nuk i përgjigjet asnjë ftese publike pa u futur në procedura parlamentare ky propozim i mazhorancës.

“Nuk i përgjigjem asnjë ftese. Kur kjo çështje të jetë çështje e Kuvendit, do keni edhe qëndrimin e grupit të PD. S ai takon qëndrimit të tij për axhendën europiane të Shqipërisë, përgjigja ime ishte ajo sa bëra me dije. Kur të jetë pjesë e axhendës së parlamentit do keni përgjigjen. Ne nuk e dimë ca është komisioni i posaçëm, s’mund të përgjigjem për një gjë që nuk është në procedura parlamentare.

Duhet të shikojmë objektin e këtij komisioni, nuk mund të hamendësoj se çfarë do jetë detyra e këtij komisioni. Preferova të mos kem një koment. Qëndrimi ynë është që mbështesim çdo çështje që lidhet me integrimin euriopian të vendit”, tha Bardhi.

    Në këtë rezolutë, përveç ujërave që do të goditet korrupsioni, u konfirmua ajo që e kemi thënë disa herë: Rama, do të ngrejë një komision parlamentar për të kontrolluar drejtësinë dhe organet e tjera kushtetuese, pra KLSH, ILDKP, BSH, Avokatin e Popullit, etj.

    Fjalimi i sotëm nga ana e Gazment Bardhit, konfirmoi se në këtë skenar ogurzi, Rama dhe Berisha janë sërish bashkë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *