Komisioni i Ligjeve, Bylykbashi pyet Ballën: A do të ndikojë në listat zgjedhore drafti për adresat?

Spread the love

Ditën e somte është mbledhur Komisioni për Ligjet, ku po diskutohet sa i përket çështjes së adresave. Oerd Bylykbashi ka pyetur ministrin Balla se çfarë do të ndodhë me adresat aktuale të caktuar mbi projektin e 2016. Ai kërkoi një përgjigje nga Balla, nëse këto adresa vlejnë më, pasi sipas tij ka patur një numër të madh raportimesh nga qytetarët dhe sa do të ndikojnë ato në listat zgjedhore.

Ministri Balla u shpreh se kjo nuk do të ndikojë aspak në listat zgjedhore. Ndërsa në vitin 2025 në Shqipëri pritet që të mbahen zgejdhjet parlamentare.

Pjesë nga diskutimi:

Bylykbashi: Çfarë do të ndodhë me adresat aktuale të caktuar shtetasve mbi projektin 2016. Një numër i madh i qytetarëve i kanë raportuar, madje kishte ndëshkime për ata që nuk e deklaronin brenda një afati të caktuar. Çdo të ndodhë me këto adresa?

Projekti i 2016 vlen më? Apo bëhet fjalë vetëm për një plotësim?

Shtetasit do të dijnë adresat ekzakte apo kodin unik?

Balla: Ligji nuk ka asnjë lidhje apo ndërthurje me listat e zgjedhësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *