Ndërtimet pa leje në Lagunën e Patokut, furtunë në IMT-në Kurbin; arrestohet drejtori dhe pezullohen inspektorët

Spread the love

Furtunë në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Kurbinit.

Në pranga ka rënë drejtori i IMT-së Kurbin dhe janë pezulluar të gjithë inspektorë. Mësohet se janë pezulluar inspektorët Jetmir Muzhika dhe Shan Preçi.

Shkak janë ndërtimet pa leje në zonën e Patokut dhe marrja e inerteve në mënyrë të paligjshme në lumin Mat.

Sipas prokurorisë zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar për të ndaluar ndërtimet pa leje dhe shfrytëzimin e inerteve të lumit Mat.

Masë sigurie arrest shtëpie është dhënë edhe për Flor Gjinin, ish drejtor i IMVT të Lezhës i cili aktualisht është drejtor Poste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *