Përplasja e fortë e Edi Ramës me Engjëll Agaçin, kur ‘djalli’ i bandave të Durrësit favorizoi mafiozin italian

Spread the love

Me fuqinë dhe besimin që i kishte dhënë Edi Rama, nuk dorëzoi në Strasburg, gjithë dokumentet e dosjes “Beçhetti”, ndërsa në të dy shkallët e gjykimit, instruktoi dhe urdhëroi avokatët e shtetit dhe avokatët privatë, të pranonin çdo provë e akuzë…

Si e shkarkoi Babloku Sekretarin e Përgjithshëm për gjobën 130 milionë Euro të Francesko Bechettit, dhe si e riktheu sërish në detyrë nga presioni i mafies shqiptaro- italiane

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm Engjëll Agaçi, janë bashkuar me njeri-tjetrin si pazarxhinjë të lidhur nga Fatos Nano dhe klani i tij mafioz.

Babloku e pranoi për ta përdorur si sekser e akrobat për kryerje dhe mbulim punësh të pista, ndërsa Agaçi avokat i grupeve mafioze deri në shtator 2014, pranoi për të përfituar prej pazareve të fshehta duke shfrytëzuar fuqinë shtetërore.

Kështu veproi Engjëll Agaçi, me gjyqin e Francesko Beçhetti në arbitrazhin ndërkombëtar kundër shtetit Shqiptar, lidhur me çështjen e televizionit “Agon Channel”, që kryeministri Edi Rama e mbylli, si hakmarrje për sulmet që i bënte qeverisë.

Engjëll Agaçi drejtoi kundër-padinë e qeverisë në gjykatën e arbitrazhit; por në bashkëveprim me Francesko Beçhettin dhe zyrën e tij avokatore, krijuan prova zyrtare e terren juridik, që shteti shqiptar të humbiste gjyqin me një gjobë të madhe financiare.

Si provë të fortë në arbitrazh, italiani Francesko Beçhetti, paraqiti bisedën e sajuar prej tij me Engjëll Agaçin në një restorant të Tiranës, sipas të cilës, Agaçi i kishte bërë oferta e presion në emër të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Sekretari Engjëll Agaçi, me fuqinë dhe besimin që i kishte dhënë Edi Rama, nuk dorëzoi në Strasburg, gjithë dokumentet e dosjes “Beçhetti”, ndërsa në të dy shkallët e gjykimit, instruktoi dhe urdhëroi avokatët e shtetit, të pranonin çdo provë e akuzë.

Më 24 prill 2019, Gjykata e Strasburgut pranoi akt-padinë e Francesko Beçhettit dhe gjobiti Shtetin Shqiptar me 110 milionë Euro, vendim që u la në fuqi dhe Arbitrazhi Ndërkombëtar në SHBA, ku përfaqësuesit e avokaturës së shtetit zbatuan skenarin “Agaçi- Beçhetti”.

Nuk e dimë, sa milionë Euro ka marrë djalli Engjëll Agaçi nga pazari me Francesko Beçhettin, por dihet, që para e pas emërimit Sekretar në Kryeministri, ka qenë avokat i tij legalisht e në hije.

Ka qenë në shërbim të Beçhetit, si avokat në procese gjyqësore penale në Itali, Zvicër, Austri, Holandë e Gjermani, për dosje penale aferash korrupsioni, trafiqe, kontrabandë e mashtrime fiskale, ndërsa në Shqipëri ka qenë avokat për çështjen “HEC-Kalivaçi”.    

Në muajin janar 2021, Edi Ramës i erdhi një informacion i sigurt, që vërtetonte se Engjëll Agaçi, kishte krijuar terren për humbjen e gjyqit me italianin Francesko Beçhett; gjë që tërboi Bablokun, jo se i dhimbseshin paratë e shqiptarëve, por sepse fitoren e gjyqit ndaj Beçhettit, ai e kishte sfidë personale.

Zbulimi i pazarit, krijoi ftohjen mes tyre, por duke qenë para zgjedhjeve të 25 prillit, Edi Rama nuk veproi, ndërsa më 12 dhjetor 2021 e pezulloi Ëngjëll Agaçin nga detyra, duke ia dhënë kompetencat zv/sekretares Elira Kokona.

Pas pezullimit, Engjëll Agaçi u largua në Itali ku qëndroi deri më 30 prill 2022, kur Edi Rama e ri-ktheu përsëri në detyrë, dhe ndaj njeri-tjetrit po sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe po vazhdojnë punët e pista.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *