Kontrabanda e naftës, si Gent Gazheli bën plane me Dritan Çekanin dhe grupin e tij

Spread the love

Dritan Çekani, “koka” e skandalit të kontrabandës së naftës ‘Virgin’, që kryeministri Rama e shkarkoi me ceremoni, emërohet drejtor i Doganës në Kapshticë…

Genti Gazheli njihet për dashurinë e tij me monedhën Euro dhe bën maksimumin për të koleksionuar sa më shumë. Së fundmi, ai ka bërë disa lëvizje në doganë, për të implementuar një plan strategjik që do lejojë kontrabandën e naftës.
Pavarësisht se ishte shkarkuar me ceremoni nga kryeministri Rama dhe prej kohësh mbante një pozicion te Drejtoria e Statistikave, Dritan Çekani është emëruar Drejtor dogane në Kapshticë. Por, ky i fundit nuk është një emër i panjohur.
Dritan Çekani ka qenë “koka” e skandalit të kontrabandës së naftës ‘Virgin’, duke orkestruar gjithçka. Një skandal, që përfundoi me arrestimin e 7 doganierëve në atë kohë, por Çekani i shpëtoi, falë ndërhyrjes dhe miqësisë me Shkëlqim Canin, që në atë periudhë ishte Ministër i Financave.
Në fakt, Genti Gazheli ka menduar ta riciklojë dhe Çekani ka premtuar që do i sigurojë mjaftueshëm të ardhura, duke përdorur njohuritë dhe hilet që di në sistemin e hidrokarbureve dhe jo vetëm. Madje, për ta mbajtur figurën larg skemave që po bën në letër, Gazheli e aktivizon Çekanin në takimet e shpeshta në Ministrinë e Financave.
Gjithsesi, vajtja e tij në krye të doganës së Kapshticës, ka ngritur edhe antenat e organeve ligjzbatuese, si një person me rrezikshmëri të lartë për kontrabandim.

Grupi

Pjesë e grupit të Gazhelit dhe Çekanit është edhe drejtori i degës doganore Durrës, Denis Shabani, që mbahet afër prej Gazhelit. Gjithashtu, është edhe asistenti personal i drejtorit të Përgjithshëm të Doganës, Jonad Çela. Ky i fundit është emëruar pak kohë më parë si shef në drejtorinë e Vlerës, duke kërkuar favore në emër të Gazhelit. Ndryshe nga dy drejtorët e doganave, Çela është edhe asistent personal, pasi merret me blerjen e veshjeve, ushqimit të përditshëm, fruta-perimeve dhe madje, duke i bërë edhe masazh këmbëve të Gentit, pas ecjeve të gjata që bëjnë sëbashku.
Aferat e Jonadit kanë qenë aq skandaloze, sa u mor si person nën hetim nga Drejtori i Hetimit në doganë. Por, ky i fundit është kërcënuar në mënyrë direkte me shkarkim nga Gazheli, në rast se nuk e mbyllte dosjen./Pamflet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *