“Demi” uzurpon postet kyçe në Bashkinë e Sarandës; Oltion Çaçi mbush zyrat me të importuar nga Tepelena

Spread the love

Më 5 Korrik 2019, Ministria e Financave, i shiti Gaz Demit e Olsi Ramës 600 m2 tokë shteti buzë deti në Sarandë, maskuar pas emrit të familjes së Aida Demit; ndërsa 4 ditë pas shitjes u pajisë me certifikatë pronësie për 1325 m2, duke shtuar 725 m2 sipërfaqe deti të shënuar si tokë, ku kanë ndërtuar hotel po në emër të familjares Aida Demi…

Kur Edi Rama i imponoi socialistëve të Sarandës, si kandidat hotelxhiun Oltion Çaçi nga Tepelena e me banim në Durrës; Bashkia do uzurpohej nga mafia e drogës dhe ndërtimit, ku bëjnë pjesë Gaz Demi e Olsi Rama, ndërsa kryetari Çaçi do firmoste pazaret e tyre.

Një vit pas zgjedhjeve të 14 majit 2023, rezulton se Bashkia e Sarandës ka rënë në duart e Gaz Demit, xhambazit të pazareve miliona Euro pasuri me Edi Ramën, por i skeduar nga anti-mafia shqiptare e rajonale si “ylli” i trafiqeve, ndërsa prej 10 vitesh ortak “de-facto” me Olsi Ramën.

Tashmë, Gaz Demi e ka uzurpuar Bashkinë e Sarandës, nëpërmjet familjarëve të tij në atë zonë; të cilëve, krye bashkiaku, Oltion Çaçi, u ka dhënë postet kyçe ku hartohen vendimet, jepen kontrata, lejet e ndërtimit, ndahen trojet e plazhet në bregdet dhe zonat turistike preferenciale të Sarandës.

– Eljana Demi (Shkurti) nusja e Eri Demit, familjar i Gaz Demit, është emëruar Shefe Kabineti e Kryetarit të Bashkisë-Sarandë, Oltion Çaçi, që përgatit e paraqit çdo vendim; krijon e mban lidhjet me ndërtuesit e sekserët dhe njofton “xhaxhi” Gazin për gjithçka ndodh në Bashki.

Para emërimit shefe Kabineti, Eljana Demi ishe shefe e Zyrës së Punës, ndërsa burri i saj Eri Demi, njohur si “Eri Çami”, përveçse menaxhon bizneset dhe pazaret e Gaz Demit, kryen rolin e sekserit të trojeve, emërimeve e tenderëve të Bashkisë-Sarandë dhe pazaret e Inspektoratit Ndërtimor.

– Gerald Thoma është emëruar Drejtor i Planifikimit të Territorit, ku miratohen  zonat dhe lejet e ndërtimit, ndërtimet e banesave, kontrolli i ligjshmërisë së ndërtimeve, kontratat e qirave të plazheve, trojeve, tregjeve provizore, tokave e pyjeve,.

Ky është djali i motrës së Aida Demit, familjare e Gaz Demit; ish-juriste te Bashkia e Sarandës; administratore e hotel “Demi” në Sarandë; prej dy vitesh-drejtoreshë e Kadastrës-Sarandë deri më 14 janar 2024, kur u shkarkua pas nisjes së hetimit nga SPAK, për falsifikime dosjesh.

Më 5 Korrik 2019, Ministria e Financave, maskuar pas Aida Demit, i shiti Gaz Demit e Olsi Ramës 600 m2 tokë shteti buzë deti në Sarandë, ndërsa 4 ditë pas shitjes u pajisë me certifikatë pronësie për 1325 m2, duke shtuar 725 m2 sipërfaqe deti, të shënuar si tokë.

Mbi këtë sipërfaqe Gaz Demi e Olsi Rama, përsëri nën maskën e  emrit të Aida Demit, ndërtuan hotel me lejen e Bashkisë Sarandë e të Bablokut, ndërsa nipi Drejtor i Planifikimit te Territorit, nuk urdhëron shkatërrimin e tij, por vazhdon e shënon detin si truall në hartën e Sarandës.

– Zenel Bajrami, familjar i Gaz Demit, është emëruar Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës; i cili, përveç ka sajuar dhe krijuar zona të reja ndërtimi për grupin Gaz Demi, Olsi Rama e Artan Dulaku; në bashkëveprim me Drejtorin e Planifikimit te Territorit, Gerald Thoma- nip i Gaz Demit dhe krye bashkiakun Oltion Çaçi, po shesin toka shteti te Zona turistike “K-10 Sarandë”.

Ndërsa në sektorët dhe detyrat e tjera administrative, ku janë tenderët, kontrata qiraje, ujësjellës, sektori juridike, Policia Bashkiake, IMT e në shërbimet publike, krye bashkiaku Oltion Çaçi i ka mbushur me tepelenas, natyrisht jo veresie, për të cilët do flasim në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *