Media italiane: Rama “i tërbuar” nga investigimi, shfryn në telefon ndaj drejtorit të Rai-t!

Spread the love

Prestigjiozja italiane, “La Repubblica” ka zbuluar në një shkrim se kryeministri Edi Rama, pas reportazhit investigues të televizionit publik italian RAI, ka kontaktuar drejtorin e televizionit.

Në publik, kryeministri i Shqipërisë ka heshtur për emisionin Report të transmetuar në Rai 3, por gjithë nervat ia ka shkarkuar drejtorit të këtij televizioni.

Prestigjiozja italiane, “La Repubblica” ka zbuluar në një shkrim se kryeministri Edi Rama, pas reportazhit investigues të televizionit publik italian RAI, ka kontaktuar drejtorin e televizionit.

Në një shkrim për drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini, gazeta shkruan se “sikur të mos mjaftonin hallet e tjera që kishte, dje është detyruar të dëgjonte kryeministrin e tërbuar shqiptar në telefon”.

“Dje, pavarësisht se kishte shumë për të menduar, ai duhej të dëgjonte edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili u tërbua për episodin e Report për paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët,” shkruan La Republicca.

Investigimi i gazetarit Giorgio Molotta që u publikua të dielën në “Rai 3” ka bërë shumë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta.

Ndër të tjera në reportazh, thuhej se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, njeriu që ka shërbyer si avokat i bosëve të rëndësishëm të krimit. Po ashtu, raportohej se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

Ditën e djeshme ka reaguar për mediat shqiptare edhe vetë gazetari italian, i cili realizoi investigimin mbi paktin Rama-Meloni.

Mottola zbuloi se si u arrit te investigimi që ka tronditur themelet e qeverisë së Edi Ramës, ku sipas tij filloi nga protokolli Shqipëri-Itali që i gjeti të befasuar të gjithë në Itali.

Gazetari u shpreh se ka prova absolutisht për gjithçka çfarë ka shkruar për prapaskenat e paktit Rama Meloni, për Engjëll Agaçin dhe për Olsi Ramën.

Ai tregoi se emrin e vëllait të Edi Ramës, si njeri i lidhur me kartelet e drogës, ia kanë dhënë magjistratët italianë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *