Ilir Meta kërkesë SPAK-ut: Më lini të takoj Fredi Belerin në burg

Spread the love

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputeti Petrit Vasili dorëzuan një kerkesë në SPAK, ku kërkojnë të takojnë në qeli, Fredi Belerin, kryetari i zgjedhur i Himarës i dënuar me dy vjet burg për blerje votash.

Në kërkesë thuhet se Beleri është përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ku bën pjesë edhe Partia e Lirisë.

Ilir Meta kërkesë SPAK-ut: Më lini të takoj Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të martën më 5 mars 2024 që të shpallë fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe e dënoi atë me 2 vjet burg. I akuzuari si bashkëpunëtor i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, masë që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *