Roberti nis nga “skemat”, do të largohet që të jetë në koncertin e planifikuar

Spread the love

Teksa qëndronte në oborr me Albanon, Robert Berisha, një prej konkurrentëve më simpatikë të formatit ‘Ferma VIP’, ka thënë se ka marrë një ‘vendim të papritur’.

Kjo pasi ai është shprehur se do të deklarohet dhe do të largohet prej formatit, sepse e ka të vështirë qëndrimin më gjatë në atë shtëpi, teksa ‘justifikohet’ se i mungon vajza.

Rikujtojmë se në media doli një njoftim që lidhej me një koncert që Roberti do të zhvilloj më datë 13.04.2024 me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj.

Ky njoftim ngriti dyshime të mëdha kudo në rrjet, pasi si do të japë Roberti koncert më 13 prill kur ai është brenda shtëpisë së ‘Ferma VIP’?

Por siç duket këto dyshime e morën përgjigjen tani, teksa Roberti së bashku me skemat e tij e ‘nxorri kokën’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *