Festa e Pashkës Ortodokse, fluks emigrantësh në pikat doganore

Spread the love

Pushimet e Pashkës Ortodokse kanë sjellë një fluks të ndjeshëm lëvizjesh në pikat jugore kufitare të vendit, kryesisht ato me Greqinë, ku ka pasur dhjetëra mijëra kalime në 24 orët e fundit.

Kryesisht, janë shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj, ata të cilët janë kthyer për të festuar Pashkën me familjarët në atdhe.

Gjatë 24 orëve të fundit në Qafë Botë kanë hyrë: 1322 shtetas shqiptarë dhe 2374 shtetas të huaj. Po në këto 24 orë kanë dalë 621 shqiptarë dhe 502 të huaj.

Ndërsa në doganën e Kakavijës, janë shënuar 11 mijë e 450 shtetas në hyrje-dalje të vendit, nga të cilët 7 mijë e 150 ishin hyrje dhe 4 mijë e 300 dalje. Në tërësi në këtë doganë kanë hyrë 2 mijë e 160 mjete dhe kanë dalë 1 mijë e 104.

Në Kapshticë, ka pasur 6 mijë e 942 hyrje në vend dhe 3 mijë e 274 dalje.

Po ashtu, edhe në Qafë Thanë, ka pasur fluks të shtuar, me 4 mijë e 70 hyrje dhe 3 mijë e 712 dalje.

Probleme nuk janë raportuar deri tani, duke parë edhe punën me sportele të shtuara kur është pasur nevoja për një masë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *