SPAK i sekuestron telefonin Drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi dhe dy vartësve të tij!

Spread the love

SPAK i ka sekuestruar telefonin Drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi si dhe dy vartësve të tij, shefit të kabinetit dhe drejtorit të rimbursimeve, Gjergj Smokthina.

Prokuroria e Posaçme konfirmoi se ka nisur hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi për veprat penale korrupsion dhe shpërdorim detyre.

SPAK i ka sekuestruar telefonin Drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi si dhe dy vartësve të tij, shefit të kabinetit dhe drejtorit të rimbursimeve, Gjergj Smokthina.

SPAK njoftoi se hetimet ndaj Klosit u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike një më 3 korrik 2023 dhe kallëzimi i dytë nga PD është bërë më 13 dhjetor të vitit të kaluar.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.

Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 7 muaj pas kallëzimit të parë opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.

Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”. SPAK ka vendosur bashkimin e dy procedimeve në një të vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *