Me flamur në dorë, Tedi Blushi tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Spread the love

Tedi Blushi, këshilltari i bashkisë së Tiranës nga Partia e Lirisë, ka tentuar që të futet brenda ambienteve të bashkisë.

Me një flamur kombëtar në dorë, Tedi Blushi është hedhur mbi efektivët e policisë për të çarë kordonin e policisë. 

Protesta e opozitës ka shënuar tensione edhe ditën e sotme ku janë hedhur molotov në drejtim të Bashkisë së Tiranës. Nënkryetari i këshillit bashkiak në Bashkinë e Tiranës, nga radhët e opozitës, Dorian Teliti i ka bërë thirrje policisë që të lejohen që të hyjnë brenda institucionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *