Goditjet nga SPAK, Rama kërcënon ministrat e deputetët: Një parazit më pak për ne kur ju zbulon drejtësia

Spread the love

Gjatë mbledhjes së zhvilluar me kabinetin qeveritar, kryeministri Rama ka theksuar se një nga synimet ka qenë goditja e korrupsionit dhe këtë e tregon edhe vendimi i Bashkimit Europia, pasi sipas tij Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër anëtarësimit.

“Prej 10 vitesh nuk është më një luftë arnash… por e gjithanshme për goditjen e korrupsionit. Deri këtu nuk është zhvilluar as pa gabime, as pa dështime, as pa zhgënjime, nga të cilat mësojmë se çfarë duhet ndryshuar. Por deri këtu kemi arritur jo pak, këtë e thonë vendimi i BE për çeljen e negociatave. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër anëtarësimit në BE, sepse nuk ka qenë kurrë më parë shtet më demokratik dhe europian”, tha Rama

Më tej Rama theksoi se pavarësisht përpjekjeve, lufta kundër korrupsionit duhet vazhduar çdo ditë duke shtrënguar radhët e 3 pushteteve në një front.

“Por i vërtetë është fati që korrupsioni nuk është s’mbrapsur aty ku nuk mund të ketë kërcënim për vendin, dhe në këtë fazë lufta kundër korrupsionit duhet vazhduar çdo ditë duke shtrënguar radhët e tre pushtëve në një front të vetëm. Për një fuqizim të tre pushteteve, por dhe për harmonizim të domosdoshëm të punës së tyre në funksion të shtetit përballë derës së BE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *