Mbledhja e parë u shty, të premten beteja e dytë PS-opozitë për “Zgjedhoren”

Spread the love

Ditën e premte në datë 26 Janar do të mblidhet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Mbledhja e komisionit pritet të nis në orën 10:00. Mbledhja e parë u shty, për shkak të debateve me opozitën.

Pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe këtë mbledhje, ku grupi i Sali Berishës nuk do të lejojë zhvillimin normal pa u plotësuar kushti i tyre, që bashkëkryetar të jetë Oerd Bylykbashi dhe jo Enkelejd Alibeaj.

Kujtojmë se mbledhja e parë nuk u zhvillua për shkak të protestës së opozitës. Pjesa më e madhe e deputetëve të grupimit të Bardhit “zaptuan” sallën ku do të riktheheshin pas 2 vitesh mungesë anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore për të zhvilluar mbledhjen, ku do të miratohej ky kalendar pune.

Ata zunë vendin e dy bashkëkryetarëve dhe anëtarëve të shumicës.

Derisa të gjitha palët vijojnë të drejtojnë gishtin e akuzës nga njëra-tjetra, fati i Reformës Zgjedhore mbetet në pikëpyetje, edhe pse ndërkombëtarët insistojnë në kryerjen e saj në bashkëpunim me të gjithë aktorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *