Shtyhet seanca për “Babalen”, Salianji: Kam prova shkencore për denoncimin

Spread the love

Seanca gjyqësore për deputetin e PD, Ervin Salianji është shtyrë. Mësohet se përfaqësuesi ligjor i Jetmir Olldashit, Indrit Sefa kërkon përjashtimin e gjyqtares pasi sipas tij, Olldashi ka në pronësi një portal ku ka bërë disa artikuj  ndaj gjyqtares në fjalë.

Seanca e radhës do të mbahet në 24 prill në orën 10:00

Deputeti i PD Ervin Salianji, në fjalën e tij për gazetarët pas shtyrjes së seancës për rastin “Babale” në Apel, u shpreh se ka prova shkencore se i gjithë denoncimi është 100 përqind i vërtetë.

“Është një denoncim i bërë nga trafikanti Geron Xhafaj. Ne kemi prova shkencore sesi është 100 përqind i vërtetë denoncimi dhe sesi institucionet kanë shmangur hetimet për Geron Xhafajn dhe Fatmir Xhafajn dhe që nuk iu janë sekuestruar pasuritë. Besoj se detajet do të jepen më datë 24 prill. Unë nuk sulmoj personalisht asnjë gjyqtar. Gjyqtari Artan Gjermeni është në përgjime të Prokurorisë italiane, që ishte shërbëtor i fëlliqur i një anëtari të një bande në Lushnjë”, u shpreh Salianji.

Salianji akuzohet për denoncimin publik për lidhjet e qeverisë me trafikante dhe për favorizimin që qeveria ju bënte trafikantëve duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme.

Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish ministrit pasardhës Fatmir Xhafaj. Opozita akuzoi fort se si një i dënuar me 7 vjet heqje lirie në Itali jetonte i lirë në Shqipëri prej me shumë se 8 vitesh nga dhënia e dënimit në Itali.

Në atë periudhë gazetari investigativ Jetmir Olldashi publikoi një tjetër video ku i ashtu quajturi “Babale” u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.

Pas denoncimit të tij opozita dhe Salianji publikuan rastin, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.

Vlen të theksohet se gjithë prokuroret dhe gjyqtaret që kanë pasur çështjen dhe kane dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e Vetingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *