Ilir Beqaj ka të drejtë, arrestimi i Ogerta Manastirliut është çështje orësh

Spread the love

Çfarë nënkuptonte Beqaj me deklaratën, pasi doli nga SPAK? Dhe pse ai ka të drejtë në ato që thotë?

Edhe pse Edi Rama ka bërë të pamundurën për të mbajtur larg burgut Ilir Beqajn, ky i fundit nuk ia fal mikut të vet kryeministër faktin që në fund fare, peri u këput.

Edhe pse i zhytur kokë e këmbë, edhe pse nga skandali i koncensionit të sterilizimit, ish-ministri përfundoi duke dhënë llogari për lek që pastron lart e poshtë me të vetët, Beqaj ka vendosur të marrë me vete edhe ca të tjerë.

Mesazhi që përcolli dje, ishte i qartë dhe i pritshëm madje. Njerëz afër tij kanë paralajmëruar se paratë e vjedhura nga koncensionet në shëndetësi do të presin shumë ‘koka’ e me gjasë do të përfundojë në Kryeministri, tek krye koka.

Por çfarë nënkuptonte Beqaj me deklaratën, pasi doli nga SPAK? Dhe pse ai ka të drejtë në ato që thotë?

E para, dihet tashmë se centrali i sterilizimit, i ndërtuar në QSUT, nuk u vu kurrë në punë edhe pse kushtoi miliarda. Për këtë “diçka duhet të dijë ish-ministri” sepse ka qenë vetë ai që e ka injoruar kërkesën e Ogerta Manastirliut, dikur vartëse e tij si drejtoreshë e QSUT, për ta vënë atë në punë. Pra rrënja është e ngulur tek opozita e sotme, Ilir Meta me shokë, sepse ai central u ndërtua në vitin 2011.

E dyta, siç dihet Ilir Beqaj i ka hartuar dhe dirigjuar kontratat e koncesioneve në shëndetësi. Ai ka pasur pushtet absolut dhe Rama e ka pasur fort të afërt.  Por meqë perandoria e tij shkoi shumë lart, Rama e zëvendësoi me Manastirliun, e cila, të paktën gjatë vitit të parë si ministre nuk ka pasur asnjë lloj aksesi në kontratat e lidhura nyje nga Beqaj.

Ky i fundit vazhdonte të kishte pushtet dhe kjo shpjegon abuzimet nga drejtorët nën të, siç ishte ish drejtori i FSDKSh-së, Erion Manahasa, i cili në vitin 2017 (kohë kur Manastirliu u emëruar ministre në vend të Beqajt), firmosi një urdhër ku paketimi i pajisjeve me vlerë 140 mijë lekë të përdorej edhe për ndërhyrje të thjeshta, si për mjekimet e urgjencave të lehta. Deri atëherë këto shërbime kryheshin me paketimet me vlerë 3 mijë lekë të vjetra. Kuptohet që kjo i çoi shpenzimet e sterilizimit në stratosferë duke i dhënë As-in nën mëngë ministres së re, e cila kuptoi që këtë “minierë parash” mund ta bënte të punonte për të.

Ajo nuk u tregua aq budallaqe sa ish-drejtori i FSDKSH duke firmosur shkresa që të çojnë drejt e në burg, por beri në fillim disa pagesa multimilionëshe ekstra, duke shkelur kontratën e Beqajt, dhe më pas një amendim kontrate duke rritur akoma më shumë kostot e sterilizimit.

Sipas kontratës fillestare të bërë nga Beqaj, niveli i ndërhyrjeve të parashikuara ishte 62.957. Në 2018 Manastirliu doli e tha se numri i ndërhyrjeve faktikisht ishte 117.000 paçka se ndërhyrje quhej edhe një gisht i vrarë duke pirë kafe në barin e lagjes.

Për këtë arsye, duke përdorur si mashë për të mos djegur duart, drejtorin pasardhës të FSDKSH, Rudina Degjoni, Manastirliu i dha Sani Servis 5 milionë euro më shumë, gjoja si tejkalim të operacioneve, pavarësisht se çfarë shkruhej në kontratën e koncensionit të sterilizimit.

Pasi u ngroh nga paratë e fituara, Manastirliu lëshoi urdhër-skandalin e radhës, uljen e numrit të operacioneve nëpër spitale, gjoja për të ulur shpenzimet, por në fakt ajo kishte hyrë në bisedime me Ministrin e Financave për të amenduar kontratën duke i dhënë kështu ligjshmëri rritjes së nivelit të vjedhjes.

Kështu ndodhi dhe si përfundim në vitin 2020, pavarësisht paralizimit të punës në spitale dhe shtyrjes së operacioneve nga pandemia, vlera totale e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla arriti në 16.5 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që ishte raportuar në buxhetin e vitit 2018 për gjithë periudhën 10 vjeçare kur parashikohej koncesioni.

Si përfundim, vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit u rrit me 65 % në harkun e dy viteve. Kjo vazhdoi edhe në vitet më pas dhe këto janë bëma të Manastirliut dhe jo Beqajt.

Jo më kot në vitet në vazhdim të qeverisjes së saj, Manastirliu u kthye në një personazh të plotfuqishëm dhe të pathyeshëm, në të cilën Babloku kishte besim të plotë.

Këto i di edhe Ilir Beqaj prandaj nuk është për tu çuditur me deklaratat e tij. Mesazhi është i qartë: tani që kanë dalë përgjime të reja dhe Beqaj nuk ka më shpresë, ka vendosur të marrë edhe ca të tjerë me vete. Fakte ka plot, prandaj ish-ministri nuk do ta ketë të vështirë ta popullojë burgun ku do të shkojë, me miq e shokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *