Basha tallet me Metën: Solli Ramën në pushtet dhe tani del si ‘supermen’

Spread the love

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ironizuar protestën e Partisë së Lirisë dhe Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës.

Basha tha se është Ilir Meta ai që solli dhe e mbajti Ramën në pushtet, e tani del si ‘supermen’ duke protestuar kundër korrupsionit në Bashki, ndërkohë që njerëz të tij kanë firmosur për rritje tarifash.

“Nuk mund të bëhet protestë para Bashkisë me Ilir Metën, njerëzit e Metës kanë firmosur rritje tarifash aty. Meta solli Ramën në pushtet në 2013, e mbajti në 2017. Tani ma nxjerr si supremen, dhe më thua pse s’je në protestë. Faqe e zezë. Ti vënë gishtin kokës ata që për interesa personale i vunë minat opozitarizmit.

Që të thërrasësh protestë kundër korrupsionit, e të vësh në ballë Metën, a ka njeri që nuk e kupton që ky është autogol. PD duhet të distancohet nga njerëz që janë autorët e ardhjes në pushet të Ramës”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Ai u shpreh gjithashtu se Ilir Meta nuk ekziston më si faktor politik, teksa e ka akuzuar si nxitës të djegieve të mandateve në vitin 2019.

“Ilir Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve, njësoj si të tjerët. Disa të tjerë si Ilir Meta hedhin gurin e fshehin dorën, këtë bëri pas 21 Janarit pastaj shkoi u puth me Ramën në Shkodër”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *