Atentati ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Gjykata e Tiranës liron Valter Bamin

Spread the love

Gjykata e Tiranës ka liruar Valter Bamin, i arrestuar pas atentatit ndaj Gentian Bejtjes në Larushk të Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino.

Gjykata zbuti masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij në “arrest shtëpie” për shkak të kalimit të afatit 6 mujor të paraburgimit.

Kush është Valter Bami, i arrestuar për atentatin në Larushk?

Valter Bami ishte i arrestuar për armëmbajtje pa leje, pas atentatit nga Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës.

Kujtojmë se si pasojë e këtij atentati ka mbetur i vrarë kunati i Gentian Bejtjas ,Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Nga ana tjetër kujtojmë se Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale.

Gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi. Mirëpo, burime nga policia bëjnë me dije se sipas veprimeve hetimore, 37-vjeçari ka qëlluar atë natë.

Evidentimi i shenjave të barutit është bërë në mikroskop elektronik, që ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër-arrestit për Bamin. Gjurma e barutit i është gjetur tek kyçi i dorës. Deri më tani ka vetëm një akuzë ndaj tij atë të “armëmbajtjes pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *