Tempulli 2/ Si u fut në kurth nga agjenti i antidrogës trafikanti në Durrës

Spread the love

Është publikuar një nga momentet kur një prej trafikantëve të drogës ka kryer shitje të lëndës narkotike, që është goditur gjatë operacionit “Tempulli 2”.

Gazetari Merin Maçi, i ftuar në emisionin Opinion, ka publikuar një video të filmuar nga droni i Policisë së Shtetit, teksa një nga trafikantët në Durrës ka kryer shitjen e një sasi kokaine dhe ka marrë paratë nga një agjent i infiltruar i antidrogës.

“Është filmuar nga dronët inteligjentë të Policisë së Shtetit, është video e siguruar në Durrës ku ky personi me xhup të kuq është trafikanti që merrej me shitjen e kokainës dhe vendi ku është drejtuar është një vend i përshtatur në një faqe muri të zonës ku fshihte lëndën narkotike, dozën e kokainës. Në momentin që është filmuar, është momenti që sapo është bërë blerje e provokuar nga agjentët e antidrogës”, u shpreh gazetari Merin Maçi.

Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2” në të gjithë vendin nga Policia e Shtetit për të goditur shitjen e lëndëve narkotike, u arrestuan 273 persona, u shpallën në kërkim 26 të tjerë dhe u goditën 7 grupe kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *