Nusen e djalit ia vranë grabitësit, gjyshi tregon traumën e nipit 4-vjeçar që pa me sy ekzekutimin e nënës

Spread the love

Vjehrri i Liridona Murselit, Shaban Murseli ka treguar detaje tragjike nga vdekja e nuses së tij.

Në një rrëfim ekskluziv për News24, i moshuari rrëfeu traumën që nipi i tij 4-vjecar pa me sy. Ai rrëfeu se nipit i kishin marrë telefonin grabitësit.

“Nipi i vogël 4 vjeç i kishte treguar familjarëve, se njëri prej grabitësve i kishte marrë telefonin djalit. Dyshohet se kanë qen 2 persona të maskuar. Ajo zonë është si rrugë fshati, nuk ka pasur kamera sigurie. Pak metra më larg, kam dëgjuar se ka pasur një restorant kamera. Grabitësit lëviznin me makinë të tipit ‘BMW’.

Sa erdha në shtëpi, ishte ora 21:00 dhe më telefonin djali i vogël e më thotë ‘babi ke diskutuar me Naimin’. I them që jo, më pas më thotë ‘po më thonë se paskan vrarë Liridonën’. Liridona është kthyer në Kosovë në muajin tetor”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *