“Eco- Tirana”, një tjetër aferë e frikshme përfundon në SPAK

Spread the love

 ECO Tirana e Ndraghetës përlan edhe 3.3 milionë euro, blen kazanë të vjetër për të marrë monopolin e pastrimit, SPAK gati prangat…

SPAK po palos një nga një drejtorët kryesorë të Bashkisë së Tiranës, por vjedhjet nuk po ndalen.

Javët e fundit po krijohen rrethana dhe kopsiten letrat për të finalizuar një aferë korruptive, para të cilës, ajo e inceneratorit të Tiranës, do të duket modeste.

Skema është e ngjashme me 5D, por e frikshme në përmasa financiare.

Disa drejtorë të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me organizatën mafioze ‘Ndragheta’, përmes ECO Tirana, po tentojnë të marrin monopolin e pastrimit të Tiranës për 30 vite.

ECO Tirana, në bashkëpronësi të mafies italiane dhe Bashkisë Tiranë, nuk ka kapacitete. Por, ECO Tirana merr aktualisht miliona euro nga Bashkia, për gjoja seleksionimin e mbeturinave, një shërbim që nuk e kryen.

Me këto para, po blen kazanë të vjetër, me qëllim të marrë monopolin e pastrimit.

Përmes këtij operacioni korruptiv, synohet përvetësimi i dhjetëra milionë euro. Meqenëse Ndragheta ka 49 % të aksioneve te Eco Tirana, paratë e përvetësuara mund të largohen lehtësisht jashtë vendit, të investohen në pasuri të paluajtshme ose të përfundojnë në offshore.

Për të realizuar këtë skemë korrupsioni, Këshilli Bashkiak ka marrë një vendim që monopoli i pastrimit t’i jepet Eco Tiranës.

Por, vendimi nuk po zbatohet nga frika e SPAK-ut.

Askush nuk po firmos pasi e di përfundimin. Burgu nuk është i lehtë, aq më tepër kur shoqërohet edhe me sekustro pasurie.

Disa ditë më parë, në SPAK është depozituar një kallëzim penal për këtë aferë korruptive në tentativë.

Teksa SPAK po bën gati prangat, ka ndodhur diçka që as nuk mund të imagjinohej.

Në regjistrin e pronarëve përfitues të Eco Tirana, mbiemri i përfaqësuesit të Ndraghetës është shënuar “Stefano nuk e di Casali”. 

“Eco- Tirana”, një tjetër aferë e frikshme

Vetëm ky fakt, që është reflektim i tmerrit nga prangat dhe transparenca, i mjafton SPAK-ut për të nisur një valë të re arrestimesh.

Jo vetëm kaq! Por, pas fshirjes së gjeneraliteteve të pronarit përfitues, kompania “AGSM Holding ALBANIA”, që kontrollon 49 % të Eco Tirana, ka bërë letrat e falimentimit.

Edhe 3.3 milionë euro shtesë

ECO Tirana, tashmë kompania monopol e pastrimit të kryeqytetit vijon të gllabërojë paratë e taksapaguesve. Me vendim të Këshillit Bashkiak, kompania e Ndraghetës në Bashkinë e Tiranës, do të marrë një buxhet shtesë prej 3.3 milionë euro. Megjithëse Erion Veliaj kishte premtuar në nëntor, kur ia kaloi monopolin e pastrimit ECO Tiranës, se kompania me pronësi 51 % Bashkinë dhe 49% kompaninë italiane “AGSM VERONA” me qendër në Verona, do të ofronte shërbimin në të gjithë territorin pa buxhet shtesë, sapo gllabëroi edhe 3,3 milionë euro nga paratë e shqiptarëve.

Pavarësisht se mbështetja financiare për ECO Tirana nuk ka munguar në asnjë moment, babëzia e mafies italiane të plehrave, që deri tani është paguar për diferencimin e mbetjeve, punë që nuk e ka kryer kurrë, është e pafund.

E papërgatitur për t’i ofruar shërbimin e pastrimit mbi 1 milionë banorëve të kryeqytetit, ECO Tirana ka nisur nga puna për blerjen e kazanëve dhe mjeteve skarco.

ECO Tirana ka hapur tenderin për blerjen e kazanëve të përdorur dhe mjeteve të tjera të nevojshme, edhe këto të përdorura.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik për tenderët e shpallur dhe ata që ka në planifikim ECO Tirana, për një kohë të shkurtër janë hapur dhjetëra procedura dhe janë vënë në dispozicion miliona lekë, të cilat dhurohen me vendim të Këshillit Bashkiak.

Procedura për blerjen e mjeteve për inerte, me një fond limit 18 milionë, për blerjen e një platforme të përdorur për mbledhjen e inerteve, me një fond 12 milionë lekë, për blerjen e një pajisje për ujë të ftohtë “në automjetin e përdorur Euro 5” me vlerë 12.8 milionë lekë. Po ashtu një fond prej 36 milionë lekë është vënë në dispozicion për blerjen e mjeteve të transportit të kazanëve”, 30 milionë lekë për kazanë të përdorur 1700 litra, 32 milionë lekë për kazanë të rinj 25 litër dhe ndërkohë gjysmë milion euro do të shpenzohen për blerje kompaktuesish me dy akse.

Kallëzimi në SPAK

Spak ka marrë në dorë kallëzimin e një studio avokatie në Tiranë, e cila kërkon ndjekjen penale ndaj administratores së shoqërisë “Eco Tirana”, Anjeza Çapllani për akuzën e “Shkeljes së pabarazisë në tenderë dhe ankande publike” si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Sipas kallëzimit kjo kompani organizon dhe menaxhon tenderët e pastrimit të qytetit të Tiranës, ndërkohë edhe vetë rezulton të jetë e përfshirë në këtë proces, ku është specifikuar në grumbullimin dhe diferencimin e mbetjeve urbane.

Për të njëjtat akuza kërkohet ndjekja penale edhe për kompaninë mëmë të kësaj shoqërie “AGSM Holding ALBANIA” dhe pronarin e kësaj kompanie, italianin Andrea Miglioranzi. Gjithashtu SPAK po heton kontratën koncesionare dhënë me afat 84 vjeçar deri në vitin 2100. Shumë shpejt mafia italiane e plehrave që ka shpërndarë degët e saj edhe në Shqipëri dhe bashkëpunëtorët e saj do të vihen para drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *